Fundamenti

PDK në Kllokot akuzon kreun e kësaj komune për nepotizëm dhe keqpërdorim të buxhetit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kllokotit edhe pse dyshohet se ka diplomë të Falsifikuar, e ka mbushur me familjarë të tij Komunën e Kllokotit. Inspektorati Arsimit, i Punës, Prokuroria e Gjilanit, në Gjumë të fell përballë Nepotizmit dhe Keqpërdorimit të Buxhetit të Shtetit.

Reagimi i degës së PDK-së në Kllokot

Institucionet e kësaj komune janë duke u ballafaquar me shumë probleme dhe sfida të mëdha, ku kryetari i kësaj komune nuk ka shpreh interesim që të bëjë zgjidhje dhe të menaxhoj sa më mirë këto situata.

Shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kllokotit kanë një numër të madh të punëtorëve 77 në Arsim dhe 14 ne Shëndeti që punojnë me Sistemin e Republikës së Kosovës, shumica janë të afërt të kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç, por çka është më e keqja e kësaj dukurie këta punëtor as që shkojnë për të kryer detyrat e tyre si punëtorë të Arsimit, shëndetësisë dhe punëtor teknik apo Drejtor të Shkollave.

Të gjithë veç marrin rroga dhe disa prej tyre as që jetojnë në Kosovë kurse pagat i marrin pa vijuar asnjë ditë punë në shkolla. Disa prej punëtorëve si mesimëdhënësa të shkollave fillore dhe të mesme marrin rrogë nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që nuk punojnë nëpër këto shkolla, por punojnë si mësimdhënës në shkollat me sistem paralel serb.

Kryetarit i Komunës Kllokotit me marrjen e detyrës si Kryetar Komune, ka zgjedhur kryesues të Kuvendit të Komunës të Kllokotit z. Zharko Dejanoviç që është vëllau i kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç. Kryetari i Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç, kanë punësuar gratë dhe fëmijët e tyre, e poashtu edhe shumë familjar të tjerë të tyre:
1. Gruaja e Bozidar Dejanovicit- Slagjana Dejanovic
2. Djal i Bozidar Dejanovicit – Sladjan Dejanovic
3. Djali i Bozidar Dejanovicit-Rachel Dejanoviç
4. Djali i Vllaut Bozidar Dejanovicit-Sokol Dejanoviç
5. Djali i Vllaut Bozidar Dejanovicit-Miroslav Dejanoviç
6. Vajza e Vllaut Bozidar Dejanoviç-Leposava Dejanovic
7. Gruja e Vllaut Bozidar Dejanovici- Ilinka Dejanoviç
8. E fejuara e Djalit Bozidar Dejanoviç-Violeta Stoilkovic
9. Vajza e Dajës Bozidar Dejanoviç – Sanja Cvetkovic.
10. Gruaja e Drejtorit Arsimit Goran Marinkovic– Zorica Dejanovic Marinkovic në Arsim.
11. Djali i Shefit Kabinetit Kryetarit Komunës, Momqillo Stojkovic- Aleksandër Stojkovic Profesor.
12. Balldeska e Kryetarit të komunës së Kllokotit, Vesna Dimic Nga Komuna e Parteshit e ka punësuar në Komunën e Kllokotit, që njëkohësisht është edhe Në Asamblenë e Komunës Parteshit(konflikt interesi).

Uji Dea

Të gjithë këta i ka punësuar pasi ka ardhur Kryetar i Komunës Kllokotit, Bozidar Dejanoviç.

Drejtorët e Shkollave të cilët i mban qe tri vite në pozita Ushtrues Detyre dhe nuk hap konkurs për Drejtor të Shkollave:
– Shkolla Fillore Gjon Sereqi Mogill. u.d. Hasan Rashiti
– Shkolla Sveti Sava Kllokot u.d. Sanja Cvetkovic
– Shkolla Marko Rajkovic Verbovc u.d. Natasha Marinkovic
Shkolla Teknike Ekonomike Verbovc u. d Zoran Paviq

Mos Trajtim i Barabartë i Shtetaseve të Republikës së Kosovës duke ju mohuar të drejtën në Konkurse, ai i mban këta persona, duke shkelur çdo ligj të Republikës së Kosovës.

Këto punësime janë nepotizëm, keqpërdorim i Buxhetit të Shtetit, dhe mos trajtim i barabartë i shtetaseve të Republikës së Kosovës,dhe nuk tregojnë demokraci në këto institucione.

Kërkohet urgjentisht veprime konkrete nga Prokuroria e Shtetit Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, Njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë së Shtetit dhe poashtu Agjencionit Anti Korrupsion,Inspektorët e Arsimit, që të fillojnë hetimet si dhe nga MAPL-ja të marrin masa ndaj këtij institucionit thuhet në reagim. /rajonipress/