Eko Higjiena

PDK në Kamenicë: Jemi unik, nuk kemi përçarje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nuk qëndrojnë ato vlerësime sepse unë kam raporte të mira me të gjithë kolegët dhe shokët në PDK . Unë kam qenë së bashku me ju dhe do të punojmë së bashku për sukseset tona. Ne kemi pasur një Kuvend Zgjedhor shumë të mirë dhe kemi Kryesinë kompakte me kuadrin profesional ndër më të mirat në Kosovë sa të ekzistojë PDK- ja. Unë nuk do ta ndërroj subjektin politik deri sa të jetë kryetar Hashim Thaçi ka thënë Emin Krasniqi.

Kryesia e Degës në mbledhjen e mbajtur më 12 dhjetor 2013 ka reaguan ndaj shkrimeve të ndryshme nëpër portalet elektronike(Express), për ndarjen e PDK-së në Kamenicë.

Uji Dea

Qëndrimi i Kryetarit të Degës dhe Kryesisë është se ne nuk kemi mospajtime dhe nuk kemi grupime .”Ne jemi Kryesi unike nga fillimi jemi angazhuar për fitoren tonë dhe kemi mbështetet fuqishëm Kandidatin për kryetar Begzad Sinanin dhe kemi arritur fitoren bindëse, falë angazhimit të secilit anëtar dhe simpatizant të PDK-së” thuhet në reagimin e PDK-së.

Në reagim thuhet se Emin Krasniqi këto çka flitet e shkruhet i vlerëson si të pavërteta.“Nuk qëndrojnë ato vlerësime sepse unë kam raporte të mira me të gjithë kolegët dhe shokët në PDK. Unë kam qenë së bashku me ju dhe do të punojmë së bashku për sukseset tona. Ne kemi pasur një Kuvend Zgjedhor shumë të mirë dhe kemi Kryesinë kompakte me kuadrin profesional ndër më të mirat në Kosovë sa të ekzistojë PDK- ja. Unë nuk do ta ndërroj subjektin politik deri sa të jetë kryetar Hashim Thaçi, vetëm nëse kërkoni ju ne mund ta organizojmë një Kuvend të ri Zgjedhor dhe jam i gatshëm t`iu përgjigjem, por të jap dorëheqje jo. Është e vërtetë se unë kam kërkuar që të jem i lirë për një kohë deri në muajin mars për shkak të Doktoraturës, por kjo është keqkuptuar nga njerëz që merren me propagandë politike dhe nuk ia duan të mirën subjektit tonë PDK-së dhe Komunës Kamenicës” thuhet në sqarimin e PDK-së dega në Kamenicë./rajonipress/.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.