Fundamenti

PDK në Kamenicë balotazhin e pret më e organizuar dhe më unike

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në takimin me strukturat e Degës së PDK-së në Kamenicë ku të pranishëm ishin Basri Musmurati sekretar i përgjithshëm i PDK-së, Emin Krasniqi Kryetar i Degës, dhe zoti Begzad Sinani, kandidat për Kryetar Komune është thënë se janë shumë më të mobilizuar dhe më unik për të shënuar fitoren në balotazh ndaj kandidatit të LDK-së.

Në këtë takim është diskutuar për procesin Zgjedhor, rezultatin e Zgjedhjeve, për organizimin dhe mobilizimin për raundin e dytë, rreth koalicioneve të mundshme, derisa me kryetarët e nëndegëve u bisedua edhe për gjendjen nëpër lokalitetet e tyre.

Mobi Casa

“Ne si degë falënderojmë të gjitha strukturat e degës së PDK-së në Kamenicë, të gjithë anëtarët e simpatizantët, komisoneret, vëzhguesit dhe vullnetarët që na përkrahen dhe na mbështetën. Ne ju ftojmë që për raundin e dytë (Balotazhin) të organizohemi dhe të mobilizohemi për fitoren e PDK-së në Komunën tonë” ka thënë Emin Krasniqi.

Kurse Begzad Sinani kandidat për kryetar të Kamenicës i cili në balotazh do të përballet me Shaip Surdullin ka thënë se koncepti i PDK-së për një qeverisje të ndershme ka dhënë efektet e saj sepse në mesin e qytetarëve kemi gjetur përkrahje e mbështetje masive.”Unë jam i sigurt se në balotazh do ta shtojmë këtë përkrahje dhe do të jemi edhe më unik për të siguruar fitoren dhe qeverisjen e PDK-së në mandatin katër vjeçar” ka thënë Sinani./rajonipress/