Fundamenti

PDK në Gjilan e mobilizuar dhe e gatshme për zgjedhjet e përgjithshme

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot në takimin e mbajtur me kryetarët e nëndegëve të PDK- së, dhe pas raportimit të tyre për gjendjen nëpër nëndegë erdhëm në përfundim se PDK në Gjilan është e mobilizuar dhe e gatshme për zgjedhjet nacionale, e gjithashtu për fitore bindëse.

Në këtë takim fuqishëm u tha se PDK ka qenë dhe do të jetë partia më e madhe në vend andaj dhe do të jetë fituese e padiskutueshme edhe në Gjilan.

KKVITI

Gjithashtu u fol rreth organizimit të tubimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe njëherit Kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi i cili do të mbahet nesër më 04.05.2014 në ambientet e Teatrit të Gjilanit me fillim në ora 13.00, dhe u tha se PDK nesër do të tregoj edhe njëherë fuqinë e saj, ku do të bëhen edhe aderime të shumta të reja thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/