PDK mund të tkurret sërish
Partia Demokratike e Kosovës pas balotazhit të 1 dhjetorit ka gjasa të mëdha të vazhdojë të zvogëlohet në Kuvendin e Kosovës. Nëse deputeti i PDK-së, Idriz Vehapi, që është kandidat për kryetar të Rahovecit, e fiton garën më 1 dhjetor, ulësen e tij në Kuvend mund ta marrë një deputet i cili njihet si i afërm me ish-nënkryetarin e PDK-së Fatmir Limaj.
Haxhi Shabani që më 2010 në zgjedhjet parlamentare kishte arritur të grumbullonte 8,474 vota është i gatshëm të ulet në karrigen e deputetit, por sa i takon përfaqësimit politikë apo grupimit parlamentar ai nuk pritet të jetë në linjën e njëjtë me PDK-në.
Ai njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i Fatmir Limajt andaj sipas burimeve të gazetës, do të ishte pjesë e grupimit të deputetëve të PDK-së që nuk i mbështesin vendimet që në Kuvend sugjerohen nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe shefi i Grupit Parlamentar Adem Grabovci.
Në një deklarim për Tribunën, Shala ka thënë se do të pranojë postin e deputetit, por nuk ka dashur të thotë nëse do të qëndronte në Kuvend si deputet i PDK-së…(Tribuna).


