UBT

PDK me strukturë të re, dorëzohet edhe Izmi Zeka

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Hashim Thaçi dhe Basri Musmurati kanë arritur të dielën vonë pasdite që ta tejkalojnë edhe ngërçin paszgjedhor në Gjilan. Me vendim koncenzual koordinator i degës së PDK-së dhe shef i shtabit zgjedhor është zgjedhur Sami Hoxha, Fadil Osmani dhe Bajram Shaqiri zëvendës koordinator, ndërsa zëdhënëse të shtabit zgjedhor ka zgjedhur Mimoza Shkodrën.

Pas dorëheqje së Qemajl Mustafës i cili tregoj tërë rrethanat e humbjes së PDK-së në zgjedhjet e fundit, dorëheqje ka ofruar edhe Izmi Zeka, raporton rajonipress.

Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Basri Musmurati të dielën vonë pasdite kanë arritur ta tejkalojnë ngërçin paszgjedhor në degën e PDK-së në Gjilan.

Mobi Casa

Sami Hoxha (foto) i cili pas dorëheqjes së Izmi Zekës është zgjedhur koordinator dhe shef i shtabit zgjedhor në PDK ka konfirmuar për rajonipress se këto ndryshime janë bërë për më të mirën e PDK-së. “Po është e vërtetë se kanë ndodhur këto ndryshime dhe besoj se PDK është në rrugë të mirë që ta kthejë namin që e ka pasur. Izmi Zeka ka dhënë dorëheqje për t`i hapur rrugë proceseve pozitive brenda PDK-së” tha Hoxha.

Hoxha tha se vendimi për të , Fadil Osmanin dhe Bajram Shaqirin e Mimoza Shkodrën ka qenë koncenzual.”Të gjithë janë pajtuar për këtë përbërje dhe jam i bindur se PDK në Gjilan shpejt do të stabilizohet e forcohet” tha Hoxha./rajonipress/