PDK mbështet kandidaturat e Zenun Pajazitit dhe Leonora Morina Bunjakut
Gjilan – PDK Dega në Gjilan mbështet fuqishëm kandidaturën e Zenun Pajazitit dhe të Leonora Morina – Bunjakut.
Strukturat e degës dhe ato të nëndegëve, bashkërisht sot i dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së z. Zenun Pajaziti dhe znj. Leonora Morina – Bunjaku, për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Të gjitha votat e elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, do të orientohen në kandidatët e PDK-së, ngase potenciali i kandidatëve tanë është i pa konkurrencë. Prandaj, ky përcaktim yni dhe ky mobilizim gjithandej, i përcjellë me frymën e fitores, padyshim do të sjell fitoren e PDK-së, të kandidatëve tanë gjithsesi dhe të koalicionit në përgjithësi, u tha njëzëri në ketë takim thuhet në njoftimin e PDK-së. /rajonipress/




