UBT

PDK, LDK, AAK bashkë nëpër koalicione

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pazaret për koalicione në mes partive politike për garën e balotazhit që do të zhvillohet më 1 dhjetor po vazhdojnë me ritëm të shpejtë. Secili subjekt politik po bën përpjekjet e fundit që të “grabisë” më shumë përkrahës, duke i hapur rrugë kështu një raundi të dytë votimi që do të mbahet pas tre javësh.

Në shumë komuna të Kosovës janë zyrtarizuar koalicionet në mes partisë së kryeministrit Hashim Thaçi e të Ramush Haradinajt, porse koalicionet ekzistojnë edhe në mes partisë së Isa Mustafës dhe AAK-së, LDK e PDK-së, AKR-së e LDK-së… etj.

Zyrtarët e partive politike e arsyetojnë gjithë këtë “allishverish” që po bëhet nëpër komuna, pasi që, sipas tyre, nuk mund të ketë mbështetje vetëm për një subjekt të caktuar politik, duke marrë parasysh specifikat që ekzistojnë nëpër komuna që do të ketë edhe një përballje të radhës.

FIDANISHTJA

Koalicioni i parë në Prizren

Koalicioni i parë në mes dy partive të luftës (PDK-AAK) u arrit në Prizren në mbështetje të Ramandan Mujës, i cili do të përballet me Eqrem Kryeziun e LDK-së. Por, këtë të mirë, partia e Thaçit pritet t’ia kthejë partisë së Haradinajt në Pejë, ku Ali Berisha i AAK-së do të përballet me Gazmend Muhaxherin e LDK-së.

Ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar koalicioni në mes AAK-së dhe PDK-së në Pejë, megjithatë mësohet se tashmë ekziston një marrëveshje parimore në mes këtyre dy subjekteve politike…. (“Zëri”)