UBT

PDK: Lagja “Dardania” mbështetëse si asnjëherë më parë për Qemajl Mustafën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa edhe në lagjen Dardania ka marrë mbështetjen masovike nga aktivistët e PDK-së dhe qytetarët e shumtë për zgjedhjet e 1 dhjetorit.

Me këtë rast Deputeti i Kuvendit të Kosovës Zenun Pajaziti në fjalën e tij mbështetëse për kryetarin Mustafa dhe inkurajuese për aktivistët dhe qytetarët e kësaj lagje ka thënë se derisa kryeministri Thaçi, kryetari Mustafa dhe lidershipi i PDK-së po vazhdonin të bënin punë të mëdha për zhvillimin e vendit, rivalët tanë politik kishin mendjen vetëm te organizimet e partive të tyre.

Ai ka thënë se duhet t’i fitojmë edhe në këto zgjedhje, jo vetëm për ti kthyer mandatin Qemajl Mustafës por për të vazhduar punët e mëdha zhvillimore që ka bërë PDK dhe kryetari Mustafa.

Pajaziti ka thënë se dallimi në mes të PDK-së dhe LDK-së është shumë i madh, ne kemi vlera dhe angazhime konkrete në të mirë të qytetarisë sonë, ndërsa rivalët tanë ndoshta mund të krenohen vetëm me dështimet dhe keqmenaxhimet e parasë publike.

Në anën tjetër zv.kryeministri Kuqi, ka thënë se si asnjëherë më parë PDK në Gjilan është mobilizuar për të ecur fuqishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve. “Është mirë që kjo këndellje po ndodh në PDK. Ky masovizim i elektoratit dhe i qytetarëve të Gjilanit dëshmon se këtu bëhet fjalë për dy kandidat me vizione diametralisht të kundërta, është ai i kryetarit Mustafa të cilin edhe ju po e mbështetni fuqishëm dhe është kandidati tjetër që nuk njihet për asgjë të mirë as në nivelin lokal e lëre më në atë qendror”.

Ai ka kërkuar votën për Qemajl Mustafën sepse është kryetari i vetëm që ka pasur Gjilani e që ka qeverisur bashkë me ju dhe sipas prioriteteve nëpër secilën lagje dhe nëpër secilin fshat. Mbështetja që kryetari Mustafa ka nga qeveria e Kosovës është mbështetje për një zhvillim të hovshëm të Komunës suaj.

UBT

Ndërsa kryetari Mustafa ka thënë se bashkërisht do të vazhdojmë me punë për çdo orë dhe për çdo ditë. Ai ka thënë se janë të gjithë në mbështetjen tonë. “Elektorati i të gjitha subjekteve politike të cilat nuk kanë arritur në balotazh të cilat janë duke u angazhuar fuqishëm në mbështetjen tonë për të ndaluar ardhjen e atij që askush për asgjë të mirë nuk e mbanë në mendje. Qysh para 3 nëntorit unë e kam ndje veten fitues, e atë bindje timen e kam forcuar bashkë me organizimin tuaj edhe më shumë se asnjëherë sepse kjo masë e juaja në mbështetjen time më bënë të ndjehem kështu.

Ai ka thënë se fitorja ime më 1 dhjetor është fitore edhe e çdo qytetari të Komunës së Gjilanit, sepse bashkërisht do të qeverisim në mandatin e ardhshëm” ka thënë Mustafa.

Edhe Selajdin Abdullahu, shef i shtabit zgjedhor të nëndegëve të Dardanisë ka thënë se qeverisja e PDK-së dhe investimet e bëra janë dëshmia më e mirë për fitoren e sigurt më 1 dhjetor.

Ai ka thënë se në Dardani janë zgjuar të gjithë në këmbë, i madh e i vogël për ta ndalur të keqen e madhe që po i kanoset Gjilanit.

Abdullahu ka kërkuar mbështetje nga të gjithë qytetarët e Dardanisë dhe më gjerë që ta mbështesin kryetarin Mustafa, për të mirën e zhvillimit të Gjilanit, prosperimit dhe qeverisjes së mirë dhe në mbështetje të së mirës, prandaj votoni PDK, votoni zhvillimin, votoni Qemajl Mustafën thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/