Hidromorava

PDK: Kujtim Gashi i gatshëm për të udhëhequr me Kamenicën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar CV-në e Kujtim Gashit, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, i cili sipas tyre ka një bagazh të mirë si në qeverisjen lokale po ashtu edhe në atë qendrore. Përvoja e tij nga zhvillimi i karrierës si ndërmarrës privat deri te punët në institucionet lokale dhe në qeverisje qendrore, e bëjnë Kujtim Gashin kandidat të përgatitur dhe të gatshëm për të udhëhequr me sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Më poshtë mund të lexoni CV-në e plotë të Kujtim Gashit:

Kujtim Gashi, me një të kaluar të pasur profesionale, njihet për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për kontribut në zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës – të cilës i ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe nuk i është ndarë asnjëherë edhe teksa punonte në Prishtinë në pozita të larta udhëheqëse.

Gashi është në përfundim të doktoratës në Universitetin e Tiranës në fushën e qeverisjes elektronike, fushë kjo që e zotëron me shumë përgjegjësi dhe angazhohet që institucionet publike të bëjnë reforma të vazhdueshme për të lehtësuar shërbimet për qytetarët.

Nga dhjetori i vitit 2013 është emëruar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Gjatë kryerjes së kësaj përgjegjësie, ka menaxhuar me sukses projekte të rëndësishme për qeverisjen elektronike dhe reformimin e shërbimeve të administratës publike për qytetarët.

FIDANISHTJA

Katër vjet ka ushtruar funksionin e Udhëheqësit të Divizionit në Departamentin e e-Qeverisjes dhe proceseve Administrative në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Kujtim Gashi ka shërbyer për dy vjet në krye të Administratës në Komunën e Kamenicës, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njeh shumë mirë funksionimin e Administratës dhe reformat që duhet të ndërmerren për të ofruar një qeverisje transparente dhe shumë efikase në shërbim të gjithë qytetarëve të Kamenicës – pa dallim.

Para angazhimit në institucionet publike komunale, Gashi ka punuar për pesë vjet si oficer i lartë doganor, fillimisht në doganat e UNMIK-ut, ku ka vazhduar edhe pas transformimit në Dogana të Kosovës.

Po ashtu, ka punuar për një periudhë të shkurtër kohore edhe si profesor në shkollën e mesme në Kamenicë, ndërsa rreth 14 vjet ka zhvilluar biznes në sektorin privat.

Përvoja e tij nga zhvillimi i karrierës si ndërmarrës privat deri te punët në institucionet lokale dhe në qeverisje qendrore, e bëjnë Kujtim Gashin kandidat të përgatitur dhe të gatshëm për të udhëhequr me sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Kujtim Gashi është i lindur më 1972 në Kamenicë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton me bashkëshorten, fëmijët si dhe prindërit e tij në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.