UBT

PDK: Komuna të ndaloj së shndërruari lumenjtë e Pozheranit në gropë septike të Vitisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ka pothuajse një muaj që Komuna e Vitisë e udhëhequr nga Sokol Haliti ka filluar të implementojë projektin e kanalizimit të ujërave të zeza për një pjesë të Vitisë dhe Drobeshit, për t`i shkarkuar në lumin Gelbush (bllata- tek Ura e Kurteshit) gjegjësisht në pjesën e lumit që kalon pikërisht në Pozheran thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti.

Projekt ky i filluar tinëzisht nga Komuna pa asnjë diskutim publik dhe pa u pyetur banorët e Pozheranit, duke patur parasysh se sa i dëmshëm është ky projekt për qytetarët e Pozheranit dhe ambientin sidomos në muajt e verës kur Gelbushi shteron dhe nuk ka asnjë pikë ujë. Me dhjetëra shtëpi në Pozheran gravitojnë shumë afër vendit ku do derdhen ujërat e zeza të vendbanimeve të lartpërmendura, për këta banorë do jetë katastrofë e vërtet jeta në shtëpi të tyre.

Rreth 200 metra më poshtë gjenden burimet e ujit të ujësjellësit të Pozheranit nga vendi i derdhjes se ujërave të zeza dhe këto burime gjenden shumë afër shtratit të këtij lumi, gjë që ka rrezik të madh këto ujëra të kullohen lehtë në burimet e ujit dhe do helmonte mbi 5000 banorë të cilët e përdorin për pije ujin nga këto burime.

Fundamenti

Qytetarët me të drejt janë të shqetësuar nga ky veprim arbitrar i Kryetarit të Komunës Sokol Haliti i cili bën gjëra kokë më vete pa u konsultuar me komunitetin dhe as me përfaqësuesit e Këshillit të fshatit.

I bëjmë thirrje Komunës dhe Kryetarit Sokol Haliti që urgjentisht të ndalojë se implementuari këtë projekt që është në dëm të qytetarëve të Pozheranit dhe paraqet katastrofë ekologjike për rrethinën, përveç që i dëmshëm ky veprim i Sokol Halitit është nënçmim për pesë mijë banoret e Pozheranit dhe tregon qartë se atij Pozherani i duhet vetëm për zgjedhje dhe marrjen e votave gjatë fushatës kur vjen për të shitur premtimet e tij hipokrite dhe pastaj mandatin e shfrytëzon pikërisht kundër interesave të Pozheranit siç është rasti më Kanalizimin e ujërave të zeza të Vitisë dhe Drobeshit thuhet në reagimin e kryesisë së PDK-së Dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.