ARKATANA

PDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit: Është koha që vendi të shkoj në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është koha që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Kështu është shprehur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ky Kuvend nuk e meriton as edhe një ditë të vetme të shfrytëzoj taksat e qytetarëve kur është kaq jofunksional. Si grup parlamentar i PDK-së dhe si parti tashmë kemi një vendim ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional i cili po i shkakton më shumë dëm kësaj Republike sesa po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë edhe mundësinë kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëj Kuvendin ose të japë dorëheqje, dhe koha është që vendi ynë të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha Tahiri.

Eco Higjiena

Ai shtoi se çdo ditë e më shumë po thellohet kriza dhe vendi ynë po sanksionohet qoftë nga SHBA-ja dhe BE-ja e po ashtu edhe nga vendet e BE-së veç e veç.

Tahiri gjithashtu bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend.

“Ne nuk mund të mbijetojmë të izoluar dhe nuk e kemi ndërmend ta ndihmojmë izolimin. Ne si grup nuk do të votojmë as marrëveshjet ndërkombëtare, as projektligjet as strategjitë me qëllimin e vetëm që sa më shpejtë ta dërgojmë vendin në zgjedhje dhe ta largojmë këtë qeveri të paaftë”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.