Eko Higjiena

PDK-ja thotë se këto janë zgjedhjet më të mira të pasluftës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vlora Çitaku e PDK-së, ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë dhënë edhe një provim të demokracisë me zgjedhjet e 8 qershorit.

“Këto janë zgjedhjet më të mira që janë organizuar në Kosovën e pasluftës. Ka pasur disa tendenca, por ato në asnjë moment nuk e kanë cenuar mbarësinë e përgjithshëm të procesit zgjedhor”, ka thënë Çitaku në konferencën e për shtyp të kësaj partie.

UBT

Ajo ka thënë se ka vërejtje në komunën e Prishtinës e në atë të Istogut, por megjithatë falë angazhimit të gjithëmbarshëm çdo tendencë është ndaluar me kohë.

Sa i përket rasteve në Skenderaj, ajo edhe një herë i ka quajtur ato shpifje dhe të pavërteta. Çitaku nuk ka folur për rezultatin paraprakë.