Uji Dea

PDK-ja në panik, Veseli në aksion me mashtrimin e ri

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Zgjedhjet e radhës pritet të jenë një goditje e ashpër për Partinë Demokratike.

“Kadri Veselit i ka humbur rruga në oborr dhe nuk po e ka idenë si ta udhëheqë partinë, të cilën e kanë shkatërruar krimi i organizuar dhe klanet kriminale dhe vetëm po e degradon para opinionit publik me njerëz të krimit dhe me servilë të të dyja gjinive, që nuk shohin më larg se hunda e tyre”, vlerësoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Lidershipin e PDK-së e ka kapur paniku dhe kanë frikë që të hyjnë në garën për zgjedhjet nacionale, duke e parë se më popullin nuk mund ta mashtrojnë, pasi që më i madh e i vogël e kanë kuptuar se nuk ka shanse për reforma në PDK dhe se krimi i organizuar është instaluar thellë në këtë parti me klanin ‘Pronto’ dhe jo vetëm. Analistët e qytetarët thonë se Kadri Veseli po mundohet sërish të mashtrojë qytetarët, duke bërë shëtitje rreth e qark Kosovës, gjoja në forumet e rinisë, duke premtuar e mashtruar rishtas me kartën e vetme që u ka mbetur në dorë, pritjen për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë deputetët të opozitës e cilësojnë se është i turpshëm deklarimi i Kadri Veselit që thotë se nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar, sesaPartia Demokratike e Kosovës. Veq saj opozita vlerësojnë se PDK-ja, po luan rol se gjoja nuk po e kupton se nuk ka asnjë shansë që të jetë më kurrë partia më e madhe në vend dhe se populli nuk është “bagëti” që mashtrohet më me gënjeshtrat e mashtrimet e tyre. Ndaj sipas njohësve të kësaj fushe tashmë populli e ka kuptuar se krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale udhëheq me të gjitha partitë politike, e më së gjati ka ndodh me PDK-në.

Mashtrimi me vizat

Analisti Ali Hertica, për “Kosova Sot”, tha se ky klan mafioz i ka në dorë të gjithat, duke filluar nga Gjykatat, Prokuroritë, Policinë, shtetin e pushtetin. “Reformat zgjedhore mund të shërbejnë si justifikim nga opozita, që tash për tash të heqë dorë nga nisma për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh ai.”Në njëfarë mënyre, të gjitha partitë politike kanë qenë pjesë e qeverisjes, përveç disa subjekteve politike, të cilat nukjanë testuar në qeverisje qendrore. Edhe pse qëndron ky fakt nuk mund të diskutohet se njerëzit karrieristë, të cilët kanë lëvizur nëpër parti, janë pjesë e subjekteve, të cilat nuk kanë qenë pjesë e Qeverisë qendrore, po ata njerëz të cilët kanë bërë kompromise me parime janë pjesë e partitive jashtëqeveritare”, vijoi më tej Hertica. Analisti Ragip Guraziu thotë për “Kosova Sot” se për qytetarët pa marrë parasysh se a do të ketë zgjedhje të reja apo jo, nuk paraqet asnjë ndryshim, pasi që të gjitha partitë politike i kanë të njëjtët “BOSSA”, e që janë nëntoka kriminale dhe krimi i organizuar.”Tani po shihet mirë se e ka kapur paniku PDK-në dhe po ka frikë të hyjë në zgjedhje, duke parë se me popullin më nuk po mund ta mashtrojnë, pasi që i madh e i vogël e kanë kuptuar se nuk ka shans për reforma në PDK dhe se krimi i organizuar është instaluar thellë në këtë parti me klanin ‘Pronto’ dhe jo vetëm”, potencoi Guraziu. Sipas tij, në këtë kohë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, po mundohet sërish që të mashtrojë qytetarët, duke bërë shëtitje rreth e qark Kosovës, gjoja në forumet e rinisë, duke premtuar e mashtruar rishtas me kartën e vetme që u ka mbetur në dorë, pritjen për liberalizimin e vizave.”Kadri Veselit i ka humbur rruga në oborr dhe nuk po e ka idenë si ta udhëheqë partinë, të cilën e kanë shkatërruar krimi i organizuar dhe klanet kriminale dhe vetëm po e degradon para opinionit publik me njerëz të krimit dhe me servilë të të dyja gjinive, që nuk shohin më larg se hunda e tyre”, vlerësoi Ragip Guraziu.

ARKATANA

Privatizimi i historisë nga ‘baballarët” e kombit

Analisti Reshat Sahitaj për “Kosova Sot” tha se lidershipi i PDK-së, Hashim Thaçi, nën hije dhe Kadri Veseli me letra si lider i PDK-së mund ta mashtrojnë popullin kur të duan, por Hashim Thaçi ka probleme të tjera, se këtë vit duhet të përmbyllet procesi i negociatave në Bruksel me Serbinë dhe ai ka qejf që të jetë nënshkrues i akteve të ndryshme historike kur Serbia patjetër duhet që ta njohë Kosovën.”Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin, pra PDK-ja, mendojnë se e kanë shkruar historinë më të re të Kosovës, por ata gabojnë se historia nuk është shkruar nga ta, por është shkruar nga mbarë populli shqiptar. Dhe natyrisht ndarjet që duan t’i bëjnë mbi frikën që e kanë ata nuk janë të sigurt se do të fitojnë në zgjedhjet e radhës, pavarësisht që ata mund t’i bëjnë zgjedhjet”, u shpreh ai.”Sivjet janë disa parti të tjera që janë treguar shumë më efikase e më të përgatitura sesa që është PDK-ja, ngase ata i kanë freskuar partitë e tyre me intelektualë të rinj dhe si të tilla ato parti edhe janë favorite dhe kanë ecur shumë përpara. Ngase PDK-ja e Kadri Veselit ka mbetur mbrapa me stafin e vjetër, pasi që nuk i ka dhënë përparësi stafit të ri dhe intelektualëve”, vijoi më tej Sahitaj.”Kësisoj ata e dinë mjaft mirë dhe ndaj frikohen, sepse PDK-ja rrezikon që të zvogëlohet në zgjedhjet e ardhshme. Andaj mosprania e Hashim Thaçit në zgjedhjet e ardhshme është humbje për PDK-në, sepse ata e vlerësojnëHashim Thaçin si baba të kombit”, shpjegon ai.

Opozita dhe qytetarët, të indinjuar

Veç analistëve, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar dhe qytetarët janë të indinjuar nga lidershipi i tashëm i PDK-së. Deputeti i opozitës, Ali Lajqi (VV) për “Kosova Sot” më nuk ka asnjë dyshim se lidershipin e PDK-së tashmë e ka kapur paniku dhe të njëjtit edhe po kanë frikë që të hyjnë në zgjedhje, duke parë se popullin nuk mund ta mashtrojnë më.”Është i turpshëm deklarimi i Kadri Veselit, i cili thotë se nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar, sesa Partia Demokratike e Kosovës”, u shpreh ai.”Ai po e luan këtë rol se PDKja gjoja nuk po e kupton se nuk ka asnjë shans që të jetë më kurrë partia më e madhe në vend dhe se populli nuk është “bagëti” që mashtrohet më me gënjeshtrat e mashtrimet e tyre. Populli ka kuptuar se krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale udhëheq me këtë parti politike dhe më së gjati ka ndodhur me PDKnë”, vlerësoi Lajqi. Ndërsa, qytetari nga Prizreni, Sejran Morina, për gazetën “Kosova Sot” tha se nuk ka asnjë dyshim se të gjitha partitë e skenës politike të Kosovës tashmë e kanë humbur besimit tek qytetarët tanë, veçanërisht është PDK-ja ajo që është degraduar. “Edhe frika e tyre që të futen në zgjedhjet nacionale është e arsyeshme, sepse më nuk mund ta mashtrojnë popullin, pasi tashmë edhe populli i ka kuptuar gënjeshtrat e krerëve të PDK-së”, ka potencuar ai.”Populli duhet që të dalë në zgjedhje sa më shumë, në mënyrë që ta largojnë nga skena politike, sepse duhet ndërruar skenën politike, ngase brumi është i njëjtë dhe PDK-ja e ka kuptuar se u ka dalë boja gënjeshtrave të tyre dhe populli shumë shpejt do të zgjohet nga gjumi”, ka thënë Morina.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.