UBT

PDK-ja në Gjilan ende pa kryetarin e saj të ri?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ndonëse Kongresi i PDK-së në qendër pritet të mbahet më 26 janar , kjo sipas Shefik Surdullit nuk është kurrfarë pengese që dega e PDK-së ende nuk e ka thirrur Këshillin e Degës i cili edhe duhet ta zgjedhë kryesin e degës e cila pastaj e zgjedhë edhe kryetarin e ri. Qemajl Mustafa tha se do të merremi vesh për kandidatin më të mirë dhe përbërjen më të mirë vepruese dhe unifikuese të kryesisë.

Dega e PDK-së në Gjilan ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e Këshillit të Degës e cila edhe duhet të zgjedhë kryesinë e degës dhe kryesia e re pastaj edhe e zgjedhë kryetarin e ri.

Shefik Surdulli koordinator i për zgjedhje në degën e PDK-së në Gjika tha për rajonipress se Këshilli i Degës së PDK-së në Gjilan nuk është i lidhur me Kongresin e PDK-së në qendër. “Kongresi nuk ka lidhje me Këshillin e Degës sepse Gjilani i ka dërguar tashmë 25 delegatët e saj në Kongres. Ne megjithatë jemi të varur nga qendra e cila nëse e sheh të udhës që Këshillin e Degës ta thërrasim para kongresit, ne do ta respektojmë këtë vendim” tha Surdulli.

Mobi Casa

Surdulli nuk deshi të komentojë kandidaturat e kandidatëve të mundshëm për kryetar të PDK-së së Gjilanit.

Kurse i kontaktuar nga rajonipress, Qemajl Mustafa i cili mori më së shumti vota në Kuvendin e katërtë zgjedhor dhe ka një përkrahje dhe presion nga anëtarësia që ai të jetë drejtues i ardhshëm i PDK-së tha se ende nuk kemi marrëveshje për kryetarin dhe as nuk kemi caktuar datë për Këshillin e Degës i cili edhe e zgjedhë kryesinë e degës.

Mustafa tha se do të merremi vesh për kandidatin më të mirë dhe përbërjen më të mirë vepruese dhe unifikuese të kryesisë./rajonipress/