Fundamenti

PDK-ja mban peng reformën zgjedhore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qëndrimi enigmatik i PDK-së rreth procesit të reformës zgjedhore, vazhdon ta mbajë peng Komisionin për Reformë Zgjedhore, që ta kryejë reformën.

Mirëpo, edhe partia e dytë në vend, LDK-ja, nuk ka publikuar ende qëndrimet finale, duke pritur partinë më të madhe në vend që ta bëjë këtë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të mos i dërgojnë qëndrimet e tyre finale për reformën zgjedhore, ndonëse kjo e fundit ka deklaruar se tashmë i ka qëndrimet, por do t’i prezantojë në takimin që do të mbahet mes komisionit dhe liderëve të partive.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Haki Demolli, ka thënë se nëse dështon edhe takimi i radhës me liderët e subjekteve politike, do ta dështojë edhe mandatin e dytë të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

FIDANISHTJA

“LDK-ja e ka një paketë me qëndrimet e saj për çështjen e listave, zonave dhe pragut, por që janë me nga dy alternativa dhe vetëm pas debatit në takim, do të merret qëndrimi final se cilën do ta përdorin”, ka thënë Demolli në një intervistë për “Lajm”.

Në takimin e fundit të komisionit ishin ftuar liderët e partive, por kreu i PDK-së, Hashim Thaçi kishte munguar, duke arsyetuar se nuk kishte marrë ftesën për takim.

“Çështja e ftesave është çështje teknike, që nuk merret kryetari i komisionit, por është çështje që merren asistentët e sekretarisë së Kuvendit. Sipas tyre, ftesat janë dërguar në adresë të të gjithë kryetarëve të partive”, ka thënë Demolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.