UBT

PDK i vendos kusht Kurtit për takim, i kërkon letër zyrtare dhe seriozitet institucional

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e Kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nga Zyra e Informimit e PDK-së bëjnë të ditur se kryetari Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit, duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së.

Kurti kritikon qasjen e PDK-së: Pa emra konkretë, marrëveshja për presidentin është e pamundur

Uji Dea

PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pas shqyrtimit në organet drejtuese.

Ndryshe, Kurti sot pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, nuk ka kursyer kritikat për Partinë Demokratike të Kosovës pasi që u pyet për qëndrimet e tyre se posti i presidentit duhet t’i takoj këtij subjekti.

Kurti tha se PDK ka pasur mungesë transparence në procesin e diskutimeve për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.