ARKATANA

PDK i kthehet politikës – lamtumirë moratoriumit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Bujanoc- Partia Demokratike Kombëtare, në Bujanoc, e cila, kohë më parë, pat shpallur moratorium, për shkak parcializimit deri në ekstremitet të skenës politike të Kosovës Lindore, heq dorë nga një vendim i tillë, për t’iu kthyer jetës politike në vend.

PDK, në kumtesën e bërë publike për mjetet e informimit, bënë me dije se ky subjekt politik, pas tejkalimit të moratoriumit, do t’i kthehet rrjedhave politike, në këtë rajon, e riorganizuar dhe e freskuar me një strukturë të re kadrovike dhe me një shtrirje partiake në gjithë hapësirat e Kosovës Lindore.

PDK, heq dorë nga moratoriumi me një varg arsyesh, pikërisht në momentin kur më shumë se kurrë skenës politike në Kosovën Lindore i duhet uniteti, bashkëveprimi dhe profesionalizmi.

FIDANISHTJA

PDK, gjithherë, në emër të unitetit dhe unifikimit të spektrit politik shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ftuar publikisht për implementimin e vullnetit të popullit të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, pastaj ka kërkuar internacionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, demilitarizimit të plotë të Kosovës Lindore dhe kthimi i të të dëbuarve nga vatrat stërgjyshore dhe kompenzimi i dëmeve të luftës, krijimin e një Këshilli Kombëtar gjithëpërfshirës, mosparticipimin e shqiptarëve në Trupin Koordinues dhe zgjedhjet parlamentare të Serbisë, heqjen e taksave tatimore për kalimin e kufirit Kosovë-Serbi, heqja e kuotës për regjistrimin e studentëve në Kosovë dhe Shqipëri e kështu me radhë.

Të gjitha këto iniciativa të PDK-së, duke mos përjashtuar as Platformën politike në bisedimet e ardhshme shqiptaro-serbe, janë injoruar dhe heshtur për motive politike nga disa parti, të cilat orientimet programore i kanë koncentruar vetëm në realizimin e qeverisjes lokale në këto komuna të Kosovës Lindore.

PDK, i kthehet skenës politike, pikërisht në momentet vendimtare, në të cilën ndodhet vendi ynë dhe rajoni në përgjithësi, duke kërkuar nga anëtarësia e këtij subjekti politik dhe veprimtarët e tjerë, të cilët do t’ju bashkohen në rrugën e realizimit të veprimtarive me interes qytetar e kombëtar, pa përjashtuar as format e tjera të veprimit, të parapara edhe me konventat ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj, Nexhmedin Saqipi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.