ARKATANA

PDK i frikësohet shkuarjes në opozitë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është ndjerë goxha në siklet pasi për më shumë se tri orë është dashur t’i dëgjojë vërejtjet dhe kritikat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të partisë për zhvillimet e brendshme në parti. Por, rezultati i zgjedhjeve në disa komuna si dhe largimi i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga partia kanë qenë dy pikat me të nxehta të debatit.

Për këta të fundit madje është kërkuar që Këshilli ta votojë largimin e tyre pasi është vlerësuar se ata kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të partisë. Sokol Bashota, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Klinës, ka paralajmëruar se komoditeti që ka përfshirë PDK-në gjatë qëndrimit në pushtet mund t’i kushtojë shumë lehtë me kalim në opozitë.

ARKATANA

“E dini të gjithë se LDK i ka humbur zgjedhjet kur iu ka rritur mendja me pushtetin. Nëse dikush ndihet shumë komod me pushtet dhe e harron subjektin politik, të jeni shumë të sigurt se do ta kemi fatin sikurse në disa komuna”, ka thënë Bashota.

Ai ka kërkuar edhe marrjen e masave ndaj Limajt dhe Krasniqit. “Në PDK ka lëvizje regresive. Nëse ne nuk i studiojmë ato qartë, unë besoj se ato do të vijnë duke u zmadhuar dhe dihet pastaj fati i subjektit tonë. Duke mos dashur që partinë ta shoh në opozitë, dëshiroj që të shprehemi qartë para elektoratit tonë për lëvizjet e fundit”, ka thënë Bashota, duke shtuar se Limaj e Krasniqi kanë qenë njerëzit më të privilegjuar nga partia…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.