UBT

PDK hynë në koalicion me AAK në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën (para pak çastesh) është nënshkruar marrëveshja për koalicion në mes të PDK-së dhe AAK-së. Begzad Sinani kandidat për kryetar të Komunës tha për rajonipress se pos me AAK , pritet që edhe nesër të nënshkruajmë marrëveshje edhe me AKR.

Begzad Sinani dhe Lulzim Leci kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion në qytetin e Kamenicës. AAK do ta mbështes Begzad Sinanin në balotazh. Marrëveshjen e koalicionit për rajonipress e ka konfirmuar vet Begzad Sinani.

Mobi Casa

Sinani tha se para pak çastesh e kanë nënshkruar koalicionin dhe AAK do ta mbështes atë në balotazh. “Ka pasur një vullnet të mirë të njerëzve të AAK-së dhe të elektoratit për të na mbështetur dhe jam i sigurt se tashmë jemi shumë afër fitores sepse nesër do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me AKR” tha Sinani.

Sinani tha se realisht nuk kanë biseduar për të gjitha modalitetet e ndarjes së pozitave apo posteve. “E rëndësishme është që koalicioni qeverisës katër vjeçar është bërë në interes të të gjithë qytetarëve të Kameniëcs të cilët me padurim presin ndryshimin e madh për këtë qytet” tha Sinani./rajonipress/