Fundamenti

PDK hapë fushatën zgjedhore me veteranët e luftës së UÇK-së

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën elektorale me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, masovitet ky që është adresa e vërtetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe përherë kështu do të takohemi. Ka disa zëra që po thirrën në ushtri të panjohura, ndërsa ne jemi këtu së bashku për të ecur fuqishëm përpara, ka thënë në fjalën e tij hyrëse Tahir Arifi, drejtues i këtij tubimi.

Zenun Pajaziti, deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot ndjehet shumë i lumtur që është në një organizim të përbashkët për t’i quar përpara vlerat tona për zhvillimin e Gjilanit. “Ne duhet të punojmë më shumë, duhet të jemi më të motivuar, më të bashkuar, më rezistues në zhvillimin e vendit, në zhvillimin e interesave të qytetarëve të Gjilanit. Duhet ta mbështesim Qemajl Mustafën për arsye që të mos kthehemi më asnjëherë prapa, por të votojmë zotin Mustafa për të ecur përpara” ka thënë Pajaziti.

Ndërsa zv.kryeministi Hajredin Kuqi, ka falënderuar të pranishmit në këtë hapje të fushatës, duke thënë se është shumë i nderuar që takohet edhe këtë radhë me ju.

Ai ka thënë se ndjehet mirë që sonte jemi së bashku për të vazhduar mbështetjen për Qemajl Mustafën. “Çmimi i lirisë ishte shumë i madh, porse ja ka vlejtur sepse sot jemi të lirë, porse sot është një kuptim tjetër, ndërtimi i shtetit dhe renditjen e tij në mesin e shteteve të përparuara dhe modernizuara”.

Ai ka thënë se kjo rrugë është nisur me UÇK-në, është zgjeruar në drejtim të ndërtimit të shtetit, dhe vetëm me PDK-në mund të ecet drejt integrimeve evropiane. “Nga 3 nëntori më nuk keni dilema. Vullneti juaj është natyrshëm në zhvillimin e Gjilanit dhe Kosovës. Vota me 1 dhjetor është vota për zhvillimin për shtetin për kryeministrin. Ne atë që e kemi thënë e realizojmë edhe në praktikë, ndërsa të tjerët as nuk e thonë dhe as nuk e bëjnë, por edhe nëse e thonë asnjëherë nuk e bëjnë ashtu siç thonë”.

Ai ka ftuar veteranët dhe familjet e dëshmorëve që me ndikimin që kanë dhe me frymën që e sjellin janë fuqia e madhe e PDK-së, ka thënë Kuqi, i cili në fund i ka ftuar të gjithë në festën e 1 dhjetorit.

Ndërkaq kryetari Qemajl Mustafa ka përshëndetur të gjithë veteranët e të gjitha luftërave çlirimtare nga Kosova, lugina e Preshevës, por edhe nga pjesa shqiptare e Maqedonisë.

Mobi Casa

Mustafa ka thënë se investimi shumë i madh i veteranëve, i invalidëve por edhe i familjeve të dëshmorëve është ai investim i çlirimit, i themelimit të shtetit, i zhvillimit të tij dhe i integrimit.

Ai ka kërkuar ndihmën që të vazhdojmë bashkë, ngase s`ka arsye tjetër që të mos votohet PDK më 1 dhjetor. “Ne kemi konceptin dhe vizionin për zhvillimin dhe integrimin e Gjilanit. Ne nuk jemi marrë asnjëherë me fyerje, pispillosje, sfilata dhe gjëra të tjera fyese për Gjilanin. PDK për herë të parë ishte subjekti i cili ia ka kthyer fytyrën shtetit të Kosovës, që nga shpallja e shtetit të pavarur, ndërtimit të tij, zhvillimin e përditshëm të shtetit dhe komunave, por është kjo parti që po bënë bashkë me ju për integrimin e vendit në strukturat euro – atlantike” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se në këtë garë janë dy koncepte të ndryshme, dy vullnete të ndryshme, dy mundësi të ndryshme, dy vizione të ndryshme, andaj ju votoni zhvillimin, vizionin, integrimin dhe prosperimin e Gjilanit dhe Kosovës.

“Ne jemi partner me të gjithë ju për të vazhduar rrugën tonë drejt qeverisjes së përbashkët dhe integrimit”. Ai ka falënderuar duke kërkuar që përkushtimi të mos bie asnjëherë. Ai ka thënë se nuk i duhet fitorja nëse ajo nuk ndahet së bashku me juve që jeni këtu por edhe nëse nuk ndahet me qytetarët e Gjilanit.

Në emër të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, Ilir Tahiri, biri i dëshmorit të kombit Avdullah Tahiri, i ka dëshiruar mirëseardhje lidershipit të PDK-së dhe i ka falënderuar ata për angazhimin dhe punën e madhe që kanë bërë për këtë kategori.

Ai në fund i ka ftuar veteranët dhe familjet e dëshmorëve të votojnë për PDK dhe Qemajl Mustafa.
Tubimet elektorale kanë vazhduar në lagjet e qytetit, në Dardani, ku me një pjesëmarrje masive, qytetarët kanë dëshmuar se janë në mbështetje të PDK-së dhe Qemajl Mustafës për kryetar.

Në këtë tubim kanë folur , deputeti Zenun Pajaziti, i cili, ka përmendur të arriturat e PDK-së dhe kryetarit Mustafa, gjatë qeverisjes thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/