UBT

PDK: Fitorja e Qemajl Mustafës do të jetë edhe më e madhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati i PDK-së për kryetar komune Qemajl Mustafa, kryetari i degës së PDK Izmi Zeka, anëtar të kryesisë së degës takuan strukturat e rinisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan.

Izmi Zeka para strukturave të rinisë shprehu falënderimin për angazhimin e rinisë në Partine Demokratike të Kosovës në Gjilan e cila çdoherë ka treguar gatishmëri për të mbështetur punën e madhe të cilën dega e PDK -së në Gjilan e ka bërë si parti dhe si udhëheqje me institucionet komunale.

Rinia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan shprehu përkrahjen maksimale për kandidatin e PDK -se Qemajl Mustafa, duke shprehur bindjen dhe besimin e plotë se tani fitorja e PDK-se dhe e Qemajl Mustafes do të jetë edhe më e madhe, sepse kandidati i PDK -së sipas tyre çdo herë i ka sjellur fitore partisë dhe i ka sjellur besim qytetarëve të Gjilanit.

Mobi Casa

Ai për pesë herë ka fituar mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit dhe sigurisht që nuk ka dilema se edhe me 3 nëntor do të ndodhë e njëjta gjë.

Qemajl Mustafa prezantoi para strukturave të RDK-së të arriturat e deritanishme në Gjilan.“Rinia e Gjilanit çdoherë ka gjetur mbështetjen e Komunës. Drejtoria për Kulturë Rini e Sport vazhdimisht e ka mbështetur rininë e Gjilanit. Përherë kemi bërë përpjekje ta mbështesim sportin e kulturën përmes shumë projekteve të realizuara, dhe kemi mbështetur shumë student përmes bursave për studime në vend dhe jashtë vendit.Sot kemi shume profesionist të mirë të cilët do të kontribuojnë për komunën dhe vendin e tyre”.

Mustafa tha se ne kemi bërë investime në infrastrukturë për sport dhe jemi duke bërë edhe sot në disa fusha të reja sportive. “Se shpejti do të fillon ndërtimi i objektit për kulture në qytet i cili financohet nga MKRS-ja. Ne do të vazhdojmë qeverisjen në komunë sepse jemi më të mirët, sepse kemi mbështetjen e të gjitha strukturave të PDK-së, sepse kemi besimin e qytetarëve të Gjilanit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.