FIDANISHTJA

PDK është gati për zgjedhje, por edhe për qeverisje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, Leonora Bunjaku, bashkë me Riad Rashitin, u takuan me nënshtabin e Dardanisë – nëndega e IX për mobilizimin drejt kthimit të PDK-së në qeverisjen lokale dhe adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të lagjeve të qytetit e më gjerë, për t’i bërë pjesë të programit qeverisës katërvjeçar.

“Do të bëjmë më të mirën për Gjilanin. Nuk do të ketë lagje të diskriminuar të qytetit për investime. Në çdo lagje dhe fshat të Komunës së Gjilanit, do të shtrihet dora e Komunës së Gjilanit, me besimin e dhënë dhe kthimin e madh drejt fitores meritore të PDK-së. Prandaj, bëhuni të gjithë bashkë, takoni këdo brenda e jashtë partisë, për ta ndryshuar Gjilanin” u shpreh kandidatja Leonora Bunjaku.

Ndërsa Riad Rashiti, u.d. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan, pasi dëgjoi kërkesat e banorëve dhe njëherazi strukturat e nëndegës IX në lagjen urbane Dardania, u zotua se, nën qeverisjen e PDK-së, Komuna do t’i kthehet qytetarëve.

FIDANISHTJA

“Pushteti është harxhuar në ide, vizion e qeverisje. Lagjen e juaj, e ka lënë në harresë, por ne do të ju kthejmë në kujtesë, në vëmendje dhe do të ju marrim parasysh kërkesat e juaja. Vonohen në përgjigje kur keni kërkesa, peticione e ankesa, por me qeverisjen e PDK-së, kjo do të ndalet. Në afat ligjor, do të kthehet çdo përgjigje, kryesisht pozitive, por edhe kur të jetë në raste të rralla e papranueshme nga kufizimet e mundshme buxhetore, ju do të merrni përgjigje në afat ligjor. Të gjithë duhet të angazhohemi për kthimin e PDK-së” u shpreh Rashiti.

Strukturat e nëndegës IX të PDK-së, shprehën gatishmërinë për angazhim në Gjilan. Gjithashtu, ata dhe ato shprehën kërkesa të shumta për infrastrukturë, për qendra kreative rinore e kulturore për të rinjtë e lagjes, për meritokraci në punësim e kërkesa të tjera që lidhen me fushat e arsimit, kulturës, urbanizmit dhe shërbimeve publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.