UBT

PDK: Ekziston fryma pozitive për ta rikthyer fitoren në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjithë takimin e karakterizoi fryma pozitive, dhe vullneti shumë i madh për ta rikthyer fitoren e PDK-së, në krye me kandidatin për kryetar z. Zenun Pajaziti.

Të martën kryetari PDK-se, Kadri Veseli ka zhvilluar takim me Shtabin Zgjedhor të PDK-së në Gjilan dhe me kandidatët për Asamble komunale.

Gjithë takimin e karakterizoi fryma pozitive, dhe vullneti shumë i madh për ta rikthyer fitoren e PDK-së, në krye me kandidatin për kryetar z. Zenun Pajaziti.

Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, z.Riad Rashiti, theksoi se optimizmi për fitoren e PDK-se është kthyer, sikur në vitin 2007. PDK është alternativa e vetme serioze dhe zhvillimore për qytetaret e Gjilanit.

Eco Higjiena

Kryetari i Degës, njeherit edhe Kandidati për Kryetar të Komunës se Gjilanit z. Zenun Pajaziti, i falënderoi strukturat e PDK-së, për përkushtimin maksimal dhe punën intensive që po e bëjnë çdo ditë në teren, për ta rikthyer dinjitetshëm fitoren e PDK-së në Gjilan. Pajaziti, theksoi se me fitoren e PDK-së, do të fitojnë të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim.

Në fjalën e tij, Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli ofroj mbështetje të pa rezervë, në të gjitha drejtimet, për kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit z. Zenun Pajaziti.

Duke diskutuar për zhvillimet e fundit, Kryetari Veseli u shpreh se qytetarët e Gjilanit, nuk duhet të manipulohen nga propagandat folklorike, që nuk kanë qëllime të mira për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmendi edhe dështimet e shumta të kryetarit aktual, gjatë mandatit të tij qeverisës, duke theksuar se Gjilani meriton të udhëhiqet nga një kryetar që bashkëndjenë problemet dhe nevojat e të të gjithë qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e sektorit për Informim ë Shtabit Zgjedhor të nënshkruar nga Ilir Tahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.