FITORJA

PDK: Edhe kjo ndodhë në komunën e Gjilanit, militanti i VV-së me shkollë të mesme paguhet 690 euro, ai i AKR-së me fakultet paguhet 350 euro

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas qasjes së siguruar në dokumente zyrtare, PDK ka vërtetuar se kryetari i Gjilanit ka abuzuar rëndë me buxhetin e komunës, duke punësuar 86 zyrtarë me kontrata në vepër, gjë që është e ndaluar me ligj.

Reagimi i plotë:

ARKATANA

Vetëm në zyrën e tij kryetari ka punësuar kundërligjshëm 22 persona, që paguhen deri në 830 euro për një muaj. Të gjitha këto punësime janë bërë pa kurrfarë kriteri dhe pa kurrfarë konkursi.

  • Zyrtarët që janë puro me VV, kryetari i Gjilanit ju ka bërë kontratën në vepër me pagë mujore prej 690 deri 830 euro.
  • Zyrtarët e punësuar që janë “medium light” me VV, me pagë mujore prej 500-600.
  • Ndërsa zyrtarët e punësuar që nuk janë në VV (nga partitë e vogla si AKR, KDTP), i ka bërë kontrata me pagë mujore prej 350 deri 407 euro.
    Kualifikimi dhe përgatitja profesionale fare nuk ka qenë kriter për kontratat e punës dhe nivelin e pagave. Përveç ngjyrës së organizatës VV, sa ma i kuq të jesh, aq më e lartë të bëhet paga, sa më shumë që bënë sharje publike për opozitën, aq më shumë e mbushë xhepin.
    Këto shkelje të rënda ligjore janë bërë në vazhdimësi nga ana e kryetarit të Gjilanit, duke blerë heshtjen e menaxherit të zyrës së personelit, të cilit ia ka punësuar djalin e tij përmes kësaj forme të kontratave në vepër. Kryetari i Gjilanit ka blerë heshtjen e të gjithë udhëheqësve të sektorëve në komunë, për më keq janë zhytur në këtë shkelje ligjore.
    Janë mbi 1.4 milion euro buxhet i shpenzuar për punësime me kontrata të jashtëligjshme, krejtë dhe drejtë për familjarët e atyre që sot po udhëheqin me komunën. Vetëm për dy fotografistët e tij, kryetari i Gjilanit i paguan 1,380.00 euro në muaj apo 16,560.00 euro brenda vitit.
    Pas nisjes së hetimeve dhe procesit gjygjësor, kryetari i komunës të premten ka marr vendim për anulimin e 86 kontratave në vepër. Mbetet të shihet nëse institucionet e hetuesisë dhe Gjykata Themelore do të heshtin me ndonjë kosto ekonomike-politike, apo do të kërkojnë llogari nga kryetari i komunës së Gjilanit.
    Kur abuzon me buxhetin e shtetit dhe të komunës, nuk mund të heshtësh dhe t’a mbyllësh rastin me një kërkim falje, por duhet dhënë llogari para ligjit.
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.