PDK e VV në “koalicion” për EULEX-in

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë bërë bashkë për ta votuar një rezolutë e cila është propozuar nga deputeti i PDK-së por edhe i harmonizuar me deputetët e Vetëvendosjes. Rezoluta në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës dhe rolin e EULEX-it, ka marr 60 vota për, 3 kundër dhe 3 abstenime.
Të gjitha votat për kanë ardhur nga PDK e Vetëvendosje dhe partitë e komuniteteve. Rezoluta përmban disa rekomandime sipas të cilave Qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vetë tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, sipas vendimeve të fundit të BE-së, i skadon mandati.
Përfshirja e kësaj pjesë është bërë pas pakënaqësive të shumta për punën e këtij misioni në trajtimin dhe gjykimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Ky vendim bije ndesh me qëndrimet në Bashkimin Evropian, zyrtarë të së cilës e patën lënë të hapur mundësinë që puna e misionit të tyre të vazhdoi edhe pas qershorit të vitit 2014.(Tribuna)