UBT

Ndërron jetë diplomati amerikan, Frank Wisner

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Frank G. Wisner, diplomati amerikan ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 86-vjeçare në Mill Neck, Nju Jork. Ai punoi si ambasador në katër vende dhe ishte emisar i ShBA-ve në bisedimet për statusin e Kosovës.

Shkak i vdekjes mësaohet të kenë qenë ndërlikimet nga kanceri i mushkërive, ka raportuar kështu djali i tij David Wisner.

Wisner u bë zyrtar i Departamentit të Shtetit në vitin 1961 dhe punoi gjatë Luftës së Vietnamit, duke iu bashkuar një rrethi diplomatik që u rrit në detyrë duke përfshirë miqtë e tij Richard Holbrooke, i cili ndihmoi në negocimin për t’i dhënë fund luftës në Bosnje, dhe Leslie Gelb, e cila u bë gazetare dhe kryesoi Komitetin për Punë të Jashtme.

Eco Higjiena

Për disa orë në janarin e vitit 1993, ditën e inaugurimit të parë të Klintonit, Wisner shërbeu si ushtrues detyre i Sekretarit të Shtetit.

Disa vite më vonë, pasi shërbeu në Indi dhe në Egjipt, Administrata e Xhorxh W. Bush kërkoi ndihmën e Wisnerit për të negociuar statusin e Kosovës si shtet sovran, një përpjekje që rezultoi e suksesshme – edhe pse Wisner u ankua që Serbia, ende refuzonte të njihte pavarësinë e Kosovës.