Uji Dea

PDK e shqetësuar për gjendjen në arsim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Dega e PDK në Kamenicë,është shprehur e shqetësuar me gjendjen e rëndë në fushën e arsimit,sidomos pas hetimeve të fundit që janë ndërmarrë nga policia e Kosovës.

Begzad Sinani nga PDK tha se me kohë kemi tërhequr vërejtjen për parregullsi, keqpërdorime dhe keqemenaxhim nga ana e udhëheqjes se tanishme komunale.

Këto vërejtje dhe këto shqetësime të ngritura në mbledhjet e Kuvendit Komunal nuk janë përfillur fare tha Sinani.
Sinani tha se pasiqë keqpërdorimet duken hapur kanë filluar hetimet nga ana e organeve kompetente, duke filluar nga policia hetimore Regjionale në Gjilan deri tek prokuroria e cila edhe ka ngritur aktakuzë për këtë rast tha Sinani.

Madje sipas Sinanit e tërë drejtoria e arsimit është nën hetime për keqpërdorim nga ana e zyrtarëve të saj, duke filluar nga drejtoresha e arsimit ,Fahrije Kryeziu, dhe Xhevat Ramadani.

ARKATANA

Por e kontaktuar nga Rajonipress ,Fahrije Kryeziu ka demantuar akuzat e PDK-së.”Nuk qëndrojnë konstatimet se PDK-së se e tërë drejtoria është nën hetime. Unë është e vërtetë se jam marrë në pyetje nga policia hetimore e Gjilanit,por vetëm në cilësinë e dëshmitares, dhe jo si e akuzuar”ka sqaruar ajo.

Megjithatë Kryeziu tha se tashmë është ngritur aktakuza kundër një drejtoreshe të shkollës në Kamenicë e cila kinse ka kërkuar të holla nga mësimdhënësit.

“Unë jam më shumë se PDK, e interesuar që të zbardhet ky rast,por është e paqëndrueshme që të njolloset krejt drejtoria e arsimit e cila megjithatë ka bërë punë të mira në këto vite” tha ajo./rajonipress/

Mund të ju interesoj: