PDK e shqetësuar me gjendjen e keqe në shkollat e Vitisë
Viti – Dega e PDK-së në Viti shprehë shqetësimet e saj lidhur me gjendjen e keqe në disa prei shkollave të komunës së Vitisë si pasojë e mosfunksionimit të ngrohjes nëpër disa shkolla.
Si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjësisë së Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve përkatëse sot nuk ka filluar mësimi në disa shkolla.
Shkollat në të cilat është ndalur procesi mësimor janë :Shkolla fillore “Bafti Haxhiu” Viti,Shkolla fillore “Njazi Rexhepi” Sllatinë ,Shkolla fillore në fshatin Sodovinë e Qerkezve,po ashtu gjendje e keqe është edhe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti ku si rezultat i ambientit të ftohët procesi mësimor është ndalur.
Vlen të theksohet fakti se vetëm 2 muaj pas përurimit të objektit shkollor në fshatin Sodovinë e Qerkezve, ky objekt ka probleme me ngrohje qendrore dhe nuk plotëson kushtet për mbajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Për degën e PDK-së në Viti shëndeti dhe siguria e fëmijëve janë parësore dhe kërkojmë nga institucionet komunale marrjen e të gjitha masave në përmirësimin e kësaj gjendje thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/


