Fundamenti

PDK e Gjilanit nuk e dinë bilancin e borxheve?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan e përmbyll vitin 2013 me shumë borxhe. Megjithatë nënkryetari i PDK-së Qemajl Mustafa thotë se ende nuk dihet bilanci i saktë, por thotë se kanë obligime të shumta ndaj shtypit, marketingut, karburanteve dhe restoranteve.

Dega e PDK-së në Gjilan vitin 2013 e ka përmbyllur me një koktej modest, edhe atë vetëm me aktivistët e tyre dhe pa praninë e mysafirëve e të medieve.

Ndonëse askush nuk flet saktë për borxhet që ka PDK-ja , megjithatë Qemajl Mustafa nënkryetar i PDK-së tha për rajonipress se borxhet që ka PDK-ja ndaj të tjerëve janë të shumta.

Eco Higjiena

“Ende nuk e dimë saktë bilancin e borxheve, por e di se kemi obligime të shumta ndaj shtypit, marketingut, karburanteve e restoranteve. Besoj që këto borxhe do të lahen përmes donatorëve nga të cilët besoj se do të kemi mirëkuptim” tha Mustafa.

Mustafa tha se borxhet i kemi kryer përherë, edhe pse me vonesë.”Pra nuk mbetemi borxh ndaj askujt”, tha ai.

Sipas burimeve tona borxhet që ka PDK-ja jo vetëm nga fushata e fundit, por edhe nga vitet e mëparshme shkojnë në 100 mijë euro./rajonipress/