GRANDEMALL

PDK: Duhet të hiqet dorë nga bllokimi i institucioneve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 2 shtator 2014, shqyrtoi përgatitjet për mbajtjen e suksesshme të Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e institucioneve kushtetuese dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kryesia e PDK-së i bën ftesë të gjitha partive politike parlamentare që të marrin pjesë në konsultën e ftuar nga Kryesuesja e Kuvendit, zonja Flora Brovina, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për mirëvajtjen e rregullt dhe të suksesshme të Seancës konstituive dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve të Kuvendit në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës dhe vendimin e qartë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, kryesia e PDK-së ripërsërit gatishmërinë e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverisje të përbashkët me partitë politike parlamentare dhe i bën ftesë spektrit politik që të heq dorë nga destruksioni dhe bllokimi i procesit të themelimit të institucioneve shtetërore.

Uji Dea

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar në tërësi aspekti kushtetues dhe legal i themelimit të institucioneve dhe kjo obligon të gjitha partitë politike që në mënyre të pashtyeshme t’i nënshtrohen këtij vendimi dhe të procedojnë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas PDK-së, themelimi sa më i shpejtë i institucioneve shtetërore mbi bazën e legjitimitetit zgjedhor dhe parimit të legalitetit dhe kushtetutshmërisë, të sqaruar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është në interes të popullit dhe gjithë qytetareve të saj në rrugën e integrimeve europiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.