PDK: “Duart e pastra” të Lutfi Hazirit, mirëmbahen me tenderë
Gjilan – Reagimet tona të njëpasnjëshme se në departamentin e prokurimit të Komunës së Gjilanit, ka keqpërdorime të skajshme, dhe se, kryetari i Komunës, z. Lutfi Haziri, i ka fut thellë duart në tender, janë vërtetuar disa herë. Fatkeqësisht, kjo u vërtetua edhe tash nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimit /OSHP/, i cili, përmes një vendimi të formës së prerë (lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Pastrimi i rrugëve, trotuareve, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike”), PSH. Nr. 94/17, më 23 maj 2017, i drejtohet KRPP-së, për marrjen e licencës z. Salih Kçiku – Zyrtar i Prokurimit, në Komunën e Gjilanit, edhe për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të këtij zyrtari të prokurimit që i ka bërë në aktivitetet e ndryshme të prokurimit.
Për të njëjtat shkelje, me të njëjtin vendim, OSHP, e dënon Komunën e Gjilanit, si autoritet kontraktues, me gjobë prej 10 mijë euro.
Kjo është shqetësuese për qytetarët e Gjilanit, ngase, po vërtetohet fakti, se kryetari Lutfi Haziri, është thellë i involvuar në çdo tender të prokurimit në Komunë thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/





