Mobi Casa

PDK do zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjedhje të parakohshme nuk po kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe deputetë brenda koalicionit qeverisës. Analistët politikë thonë se vetë PDK-ja është e interesuar që sivjet të ketë zgjedhje të reja.

Kërkesa e opozitës që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale ka filluar të përkrahet edhe nga disa deputetë të koalicionit qeverisës.

Është deputeti i partisë më të madhe në vend (PDK), Nait Hasani, i cili ka thënë se pavarësisht se nuk është pjesë e opozitës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për ta zgjidhur krizën politike. Për më tepër deputeti Hasani ka thënë se shkuarja në zgjedhje duhet të bëhet, si thotë ai, meqë Qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.

“Kemi një vit e gjysmë të qeverisjes, Qeveria në shumë pika kështu nuk e ka treguar veten si institucion serioz. Sot qytetarët e kanë humbur shpresën në Kosovë dhe në institucionet e vendit. Për këtë situatë përgjegjësi kanë partitë politike, ato të cilat janë në Kuvend. Ato kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse janë punësuar shumë pak veta. Institucionet nuk kanë mundur të gjenerojnë, pasi kryeministri dhe ministrat nuk janë treguar të mirë në punën e vet”, ka thënë Hasani për mediet në vend.

UBT

Analistët politikë thonë se PDK-ja është vetë e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqë, sipas tyre, shpreson se në një variant të tillë përsëri të dalë fituese e zgjedhjeve.

Abrashi: Zgjedhjet e parakohshme, fitore e dhunës ndaj demokracisë

Por, ndryshe po mendojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjedhjet nuk janë temë aktuale dhe se Qeveria do të funksionojë deri në vitin 2018, kur edhe janë zgjedhjet sipas Ligjit. “Kosovës i duhet stabilitet politik që të arrijë synimet strategjike si: implementimi i MSA-së, liberalizimi i vizave, sjellja e investitorëve, përafrimi me BE-në, lufta kundër korrupsionit, etj. Prandaj zgjedhjet nuk janë temë që duhet diskutuar, dhe Qeveria do të vazhdojë mandatin deri në vitin 2018”, ka thënë Abrashi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.