GRANDEMALL

PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i deputetëve të shumicës për zëvendësimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit nga radhët e opozitës të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, është i paligjshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit.

Tahiri ka theksuar se në panikun e gjetjeve të deritanishme të komisionit, kjo mbledhje është zhvilluar pa i njoftuar deputetët e opozitës për mbajtjen e saj.

Ai thënë se PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën korruptive të manipulimit me tekstet shkollore.

UBT

“Si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor, vendimin e sotëm të deputetëve të shumicës parlamentare e konsiderojmë jo vetëm të paligjshëm, por atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit, vendim i cili, në të njëjtën kohë është edhe një provë shtesë se pse pushteti i frikësohet hetimit të kësaj afere dhe pse ka vendosur që në mes të procesit t’a bllokojnë këtë komision”.

“Në bazë të nenit 10 të ligjit në fuqi për Hetimin Parlamentar, kryetari dhe zëvendës-kryetari i Komisionit Hetimor i takon opozitës, prandaj edhe Kuvendi në seancë plenare ka vendosur për përbërjen e tij me rastin e themelimit të Komisionit. Për këtë vendim të paligjshëm e të turpshëm, do të kërkojmë sqarime edhe nga Kryetari i Kuvendit, para se ti drejtohemi Prokurorisë Speciale për të hetuar këtë aferë korruptive, që ka për kryeprotagoniste Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci”, ka njoftuar Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.