UBT

PDK: Do të ngritemi të gjithë në këmbë për ta ndalur të keqen që po i kanoset Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në takimin e sotëm të Shtabit Zgjedhor me kryetarët e nëndegëve dhe kandidatët për këshilltar, shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka dhe kandidati për kryetar Qemajl Mustafa, i falënderuan kryetarët e nëndegëve, kandidatët për këshilltarë dhe gjithë strukturën e Degës së PDK-së, për angazhimin dhe kontributin e tyre në këto zgjedhje, pavarësisht rezultatit në këtë fazë.

Me këtë rast Izmi Zeka, tha se duke e ditur potencialin dhe forcën reale të PDK-së në Gjilan, ne do të rikonsolidohemi dhe do t’ia kthejmë fitoren Partisë Demokratike më 1 dhjetor të këtij viti.

RCCOLA

Ndërkaq nga ana e tij kandidati për kryetar Qemajl Mustafa, tha se qytetari i Komunës së Gjilanit nuk e duron në udhëheqje të Komunës sojin e Lutfi Hazirit, ku pasojat e qeverisjes së tij shtatë vjeçare edhe sot janë të freskëta si, keqpërdorimet e fondit për tërmetin e 2002-shit në Gjilan, ndërtimet e shumta pa leje, sidomos të disa rrokaqiejve në tërë Komunën, konfliktet ndërnjerëzore e politike e shumë të zeza të tjera, të cilat në ditët në vijim do t’ia themi në mënyrë të argumentuar një nga një. Imperativ i ardhjes sonë në qeverisje ka qenë sjellja e frymës së çlirimtarëve dhe i frymës progresiste. Këtë e kemi arritur dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë edhe më fuqishëm ka thënë Mustafa.

“Tashmë po e bëjmë koalicionin e gjerë për Gjilanin. Kushdo që ka menduar se jemi dorëzuar, e ka gabim; ashtu siç Çerçilli pas pushtimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Gjermania, deklaronte se na sulmuan në pabesi, por ne do të qohemi të gjithë në këmbë dhe do të sulmojmë e mbrohemi nga toka, deti e ajri, por një gjë nuk do ta bëjmë kurrë – nuk do të dorëzohemi, pikërisht ashtu edhe ne në PDK, do të dëshmojmë se jemi të pamposhtur dhe se vështirësitë na fuqizojnë dhe tek tani do ta shohim PDK-në e vërtetë – PDK-në fituese. Unë jam i bindur se do ta bëjmë këtë, jam i bindur se do të fitojmë” thuhet në njoftimin e shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/