PDK do të largohet nga koalicioni qeverisës në Komunën e Kllokotit, të udhëhequr nga Bozidar Dejanoviç

Viti – PDK dega në Kllokot në ditët në vijim do të marr vendimin përfundimtar për largim nga Koalicioni për arsye që në Komunën e Kllokotit po sundon krimi i organizuar, Korrupsioni dhe nepotizmi politik. PDK dega në Kllokot është e pafuqishme ta ndal këtë Kryetar pasi Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Gjykata po e mbrojnë vetëm se është Kryetar i Komunës dhe çdo veprim kundër ligjor Prokuroria, hetuesia dhe gjykatat po heshtin dhe nuk po ndërmarrin veprime ndaj kryetarit Dejanoviç thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Kllokot.
PDK dega në Kllokot gjithmonë ka qenë e përqendruar në luftimin e Korrupsionit dhe Nepotizmit politik, prandaj edhe kemi vendosur të largohemi nga Qeverisja për këto arsye :
1. Kryetari Bozidar Dejanovic ka punësuar tërë familjen e tij në institucione të Republikës së Kosovës, por që asnjëri nuk vijon punën, 12 anëtar të familjes së tij i ka punësuar dhe nuk vijojnë punën, keqpërdorim i parasë publike i buxhetit të shtetit.
2. Ka lëshuar vendime për familjarët e tij që të mbushin veturat e tyre private me derivate të naftës e benzinës në pompat e kontraktuara për shërbime vetëm për veturat zyrtare.(Zarko Dejanovic vllau i kryetarit të Komunës i cili është Kryesues i Kuvendit Komunal e mbush veturën e tij private me para të Taksapaguesve të shtetit).
3. Kurdisje të tenderëve, çdo tender është i kurdisur.
4. Punësime me konkurs në baza korruptive duke shkelur çdo kriter të përzgjedhjes ku punësohen persona vetëm duke dhënë shuma të majme parash në drejtim të kryetarit Dejanovic.
5. Dhënia e lejeve të ndërtimeve ipet vetëm duke dhënë shuma të majme parash personave të afërt të kryetarit Bozidar Dejanovic.
6. Reketimi i Kryetarit Bozidar Dejanovic ndaj të punësuarve të komunitetit serb që punojnë në arsim dhe shëndetësi dhe që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës, njerëz të afërt të kryetarit (me urdhra të Kryetarit) ju a marrin gjysmën e pagës mbi 38 të punësuarve dhe me këto mjete i financojnë strukturat paralele serbe në Kosovë dhe zyrën e Marko Djuricit.
7. Largimin nga puna të shumë zyrtarëve Komunal në mënyrë kundër ligjore.
8. Deklarimi i rrejshëm i pasurisë, ka fshehur shumë pasuri dhe nuk është hetuar dhe akuzuar për deklarim të rrejshëm.
9. Investime në baza të diskriminimit etnik
PDK dega në Kllokot kërkon urgjentisht të merren veprime konkrete ndaj secilit që keqpërdor pozitën zyrtare për përfitime personale.
PDK dega në Kllokot i kërkon Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Gjilan që të veprojnë në përputhje të Ligjeve të Republikës së Kosovës dhe të hetojnë këto veprime të Kryetarit Dejanovic thuhet në reagimin e PDK-së dega në Kllokot të nënshkruar nga Arbër Emini./rajonipress/