FITORJA

PDK, dikasteret kryesore në Qeveri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën pritet të diskutojë rreth emrave që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në ekzekutiv. PDK-ja sot do ta mbledhë Këshillin Drejtues për të diskutuar për mbajtjen e konventës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë, por që, sipas burimeve brenda PDK-së, temë diskutimi pritet të jetë edhe zëvendësimi i posteve të lëna zbrazët në Qeveri nga Hashim Thaçi.

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues sot, ku pos diskutimit për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, do të diskutojë edhe për emrat që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në Qeveri, i cili dha dorëheqje pas zgjedhjes në postin e presidentit.

Sipas burimeve brenda PDK-së, Haredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë emrat që do ta zëvendësojnë Thaçin në postet e lëna zbrazët. Atë të zëvendëskryeministrit pritet ta marrë Hajredin Kuçi, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të emërohet në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

GRANDEMALL

PDK-ja diskuton sot për emrat që do ta pasojnë Thaçin

Burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së kanë thënë se të mërkurën kanë mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, në të cilën do të diskutohet për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, mirëpo në këtë mbledhje mund të diskutohet edhe për pasuesit e ish-kryetarit, Hashim Thaçi, në Qeverinë e Kosovës.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe aty ka mundësi të merren edhe vendimet se kush do ta pasojë Thaçin në postet që ka lënë zbrazët në ekzekutiv”, kanë thënë këto burime./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.