GRANDEMALL

PDK dhe LDK po takohen, por jo zyrtarisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

PDK dhe LDK ende nuk janë takuar zyrtarisht për të shqyrtuar mundësinë e një koalicioni. Lutfi Haziri thotë se LDK pret që PDK-ja t’i bëjë ftesë për bisedë LAN-it dhe jo vetëm LDK-së, ndërsa Xhavit Haliti thotë se një koalicion me LDK-në është i mundshëm.

PDK dhe LDK nuk kanë pasur takim zyrtarë për të shqyrtuar mundësinë e koalicionit në mes tyre. Por, Xhavit Haliti thotë se përfaqësuesit e këtyre dy partive takohen dhe diskutojnë për këtë çështje.

“Nuk mund të them se nuk ka të reja por mund të them se ne takohemi çdo ditë njëri me tjetrin dhe bisedojmë. Besoj që edhe brenda koalicionit paszgjedhor që është bërë, janë duke biseduar dhe janë duke e shqyrtuar mundësinë e vendimmarrjes në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Halili për RTK.

FIDANISHTJA

Por, Lutfi Haziri nga LDK thotë se partia e tij tashmë është pjesë e një koalicioni së bashku me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, andaj ai thotë se PDK-ja nëse dëshiron që të takohet me ta, ftesa duhet dërguar për të gjithë koalicionin dhe jo vetëm për LDK-në si subjekt politik.

“LDK-ja ka një koalicion dhe vepron ashtu, angazhohet si koalicion dhe vendos si koalicion dhe kjo është një gjë që përfundimisht PDK-ja ta kuptoj. Nuk ka më ftesa individuale, grupore, por ka ftesa të koalicionit. Ky është fakti dhe gjendja në të cilën sot jemi dhe duhet kuptuar realisht”, është shprehur Haziri.
Duke komentuar qëndrimet e deputetëve të Bllokut LDK-AAK-Nisma, Xhavit Haliti ka thënë se në politikë asnjëherë nuk ka jo, andaj ai thotë se një koalicion PDK-LDK është i mundshëm.

“Shumë herë politikanë të caktuar janë deklaruar me një jo të madhe në politikë, por nuk ka jo kurrë. Gjithçka është e mundshme dhe është i mundshëm edhe koalicioni PDK-LDK dhe është i mundshëm edhe koalicioni gjithëpërfshirës”, ka thënë Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.