FITORJA

PDK dhe AAK, humbëset më të mëdha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë goditur më së shumti nga largimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këto dy subjekte politike i kanë nga tre deputetë më pak në legjislativ, krahas numrit të deputetëve që kanë fituar në zgjedhjet e qershorit 2014.

Në anën tjetër, LDK-ja dhe “Vetëvendosja” kanë përfituar nga lëvizjet e deputetëve, përderisa “Nisma për Kosovën” dhe Lista “Srpska” kanë numër të njëjtë të ligjvënësve, aq sa kanë fituar në zgjedhje.

Eco Higjiena

Partia e Ramush Haradinajt (AAK), nga 11 deputetë sa kishte fituar më 8 qershor 2014, sot numëron vetëm 8, pasi që Blerim Shala, Melihate Tërmkolli dhe së fundmi Donika Kadaj-Bujupi braktisën këtë subjekt politik. Vetë Donika Kadaj-Bujupi tha se ndërrimin e partisë e bëri për çështje parimore. “Ajo çka po ndodh sot dhe ky vendim imi është vazhdim i plotë imi në Lëvizjen që nuk u tundua kurrë për pushtet. Në mes paqes dhe drejtësisë, unë kam zgjedhur drejtësinë”, tha ajo. Përkundër kësaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e sheh si shqetësim largimin e deputetëve të saj. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka thënë “Zërit” se ndryshimet që po ndodhin në AAK flasin më shumë sesa largimet e deputetëve. “Një ditë pas largimit të Donikës, në AAK kanë aderuar 50 zonja të respektuara, shumica prej të cilave me shkollim superior. Për mua kjo flet më shumë sesa votat e Donikës që i paska pasur dikur. Secili njeri në këtë vend është i lirë të zgjedhë rrugën e vet”, ka thënë Nitaj.

Madje, sipas zëdhënësit të AAK-së, kjo parti lëre që nuk po dobësohet , mirëpo sot gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë. “AAK-ja nuk ka qenë asnjëherë më e madhe dhe më e mbështetur se sot. Do të ketë kohë që secili veç e veç ta shohë mbështetjen që e ka dhe mbështetjen që do ta ketë AAK-ja”, ka përfunduar Nitaj.

Megjithatë nuk është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës partia e cila ka humbur deputetët e saj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.