RCCOLA

PDK bombardon Prokurorinë me ankesa dhe parregullsi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa, Izmi Zeka dhe Riad Rashiti në një takim me gazetarët thanë se kanë gjetur dhjetëra parregullsi ku është dëmtuar kandidati i tyre dhe është favorizuar dhe i janë shtuar votat Lutfi Hazirit. Qemajl Mustafa tha se ka deponuar në hetuesi disa raste dhe se ai vet ka dhënë deklaratë për këtë krim të organizuar të votave nga ana e LDK-së.

Deklaratat publike të Qemajl Mustafës për vjedhje masive të votave nga ana e LDK-së e kanë alarmuar Prokurorinë e Shtetit dhe organet hetuese. Qemajl Mustafa në një konferencë për shtyp edhe të enjten ka ofruar dëshmi e prova se ka pasur vjedhje masive të votave dhe dëmtim të procesit zgjedhor dhe të vet kandidatit të PDK-së, raporton rajonipress.

Qemajl Mustafa tha se dyshimi për vjedhje dhe blerje të votave është i bazuar.”Këto prova e dëshmi janë vetëm disa mostra të skajshme sepse shumë vota janë abuzuar në këtë proces zgjedhor. Rreth 40 vendvotime janë pjesë e hetimeve derisa vetëm sot janë paraqitur në prokuroi tri raste. Edhe unë kam dhënë deklaratë në hetuesi dhe po presim fjalën përfundimtare të tyre” tha Mustafa.

Mustafa tha se sistemi kriminal i LDK-së e ka dëmtuar procesin zgjedhor dhe realisht LDK ka treguar një politikë të pamoralshme.”Luta po donë me ardh në pushtet me këta njerëz, me këta rrënues të demokracisë. Ai po vjen në pushtet vetëm për ta abuzuar buxhetin e qytetarëve të Gjilanit. Madje ky grup kriminal edhe komunitetin rom e ka keqpërdorur duke shpërndarë nga 50 euro për një votë” tha Mustafa.

RCCOLA

Izmi Zeka kryetar i PDK-së tha se janë shënuar parregullsi të shumta dhe me këto po merret hetuesia sepse është cenuar integriteti i qytetarëve.”Rivalët tanë nuk kanë pasur mëshirë për të ardhur deri tek votat. Megjithatë 1 dhjetori është dita dhe fitorja e PDK-së” tha Zeka.

Riad Rashiti anëtar i komisionit në PDK tha se faktet që ata kanë gjetur janë të bazuara me dëshmi nga tereni. Vjedhje të votave ka pasur në shumë fshatra si në Pograxhë, Zhegër, “Selami Hallaq”, “Abaz Ajeti”.

Sipas Rashitit edhe të burgosurit e Gjilanit në burgun e Dubravës janë keqpërdorur.”Atje një të burgosuri i është dhënë fleta e votimit e gatshme me emrin e Lutfi Hazirit, kurse vet Haziri ka shpërndarë të holla në ditën e zgjedhjeve në Cërrnicë e Llashticë” tha Rashiti./rajonipress/