FIDANISHTJA

PDK angazhon rreth vetës potencialin intelektual

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – PDK është përherë në lëvizje, duke bërë ndryshime pozitive, duke bërë reforma të domosdoshme e mbi të gjitha duke qenë e hapur ndaj aderimeve të shumta veçmas të potencialit intelektual e të gjeneratave të reja ka thënë Izmi Zeka.

Zeka këto komente i ka bërë me rastin e aderimit të 23 të rinjve të profileve të ndryshme profesionale, e që, nga sot edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e PDK-së. Zeka i ka përgëzuar këtë të rinj që sot po i bashkohen PDK-së e cila, sipas tij, përherë ka pasur në fokus gjenerata të reja të përgatitura intelektualisht për t’u përballë me sfida të ndryshme në të cilat kalon vendi i tyre.

ARKATANA

Zeka tha se edhe Gjilanit i duhen kuadro të reja që i përcjellin trendët evropiane dhe se në PDK ata gjejnë subjektin e integrimeve evropiane andaj i bashkohen asaj. “Uji që rri në një vend, ai ujë nuk pihet dhe se partitë të cilat nuk reformohen e kanë problem të marrin pushtetin, të mbajnë pushtetin, por se PDK-ja me reformat, me kuadrot e reja përherë ka dëshmuar se është mu si uji që lëviz përherë dhe se edhe të rinjtë e gjejnë vetën aty, sepse u mundësohet të jenë fuqi motorike që i çojnë proceset përpara” tha Zeka.

Nga emrat e aderuar janë , Astrit Sejdiu, Rashit Salihu, Astrit Huruglica, Bardhyl Demi, , Liridona Kqiku, Albana Pireva, Flakron Ismaili, Haki Haliti, Driton Osmani, Xheladin Sopi, Bekim Daku, Rinor Bediji, Kosovare Muji, Meriton Arifi, Sylejman Saiti, Hasan Fera, Kosovare Ademi, Kimete Hadergjonaj, Ajshe Hajdari, Erxhan Rexhepi, Gëzim Ibrahimi, Burim Dragobuzhda, Eljesa Beqiri ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.