ARKATANA

PDK alternativa për një perspektivë evropiane të Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lugina e Preshevës e posaçërisht Komuna e Bujanocit, ka rënë në një ngërç politik dhe kolaps ekonomik, nga të cilat zor se do të lirohet, sidomos në këtë fazë kur edhe kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi.

Ky qorrsokak, në të cilën ka hyrë shoqëria jonë, më ka motivuar t’i kthehem politikës, jo për favoret e saj në punësim e privilegje, por në tejkalimin e kësaj situate të rëndë, të zymtë dhe të mjerë, në të cilën është future ajo.

Kthimi i Partisë Demokratike Kombëtare, në jetën politike të vendit, nuk do të thotë se do ta komplikoj atë, por përkundrazi do të ndikoj në relaksimin e marrëdhënieve ndërpartiake, të cilat kohëve të fundit janë acaruar tej mase.

Uji Dea

Në vend se subjektet politike shqiptare të jenë partner në luftën për pushtet, ato bëhen rivalë dhe armiq të përbetuar, duke zhgënjyer elektoratin e mrekullueshëm të këtij rajoni. Për t’i larguar inatet dhe sherret primitive në skenën politike.

Partia Demokratike Kombëtare, po kthehet me këtë mision politik dhe mesazhi im është të punojmë për të mirën e elektoratit tonë, për të mirën e rinisë sonë e cila gjithnjë po zhgënjehet nga mospajtimet tona, nga grindjet dhe përçarjet ekstreme.

Bashkohuni në rrugën tonë të ndryshimeve, alternativa për një perspektivë evropiane të Luginës së Preshevës, nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.