Fundamenti

PDK akuzon pushtetin për shpenzime, Surdulli ua përkujton borxhet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Derisa PDK-ja në Kamenicë e akuzon qeverisjen e Shaip Surdullit për abuzim me paratë e taksapaguesve duke shpenzuar pa kontroll për dreka, karburante, telefona e luks, Surdulli ua përkujton PDK-së keqpërdorimet e mëdha dhe keqmenaxhimin e buxhetit komunal me të cilat po merret prokuroria dhe gjykatat.

Opozita në Kamenicë nuk është e kënaqur me raportin financiar të kryetarit të komunës për vitin 2012. Sipas degës së PDK-së në këtë komunë qeverisja komunale po abuzon me paratë e taksapaguesve duke shpenzuar pa kontroll për dreka, karburante, telefona e luks.“Raporti financiar i kryetarit të Komunës për vitin 2012 është treguesi më i mirë i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të buxhetit nga kreu i Komunës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, është e papranueshme për qytetarët që brenda një viti të shpenzohen mbi 44 mijë euro për dreka zyrtare. “Shpenzimet për karburante shkojnë në 97 mijë euro. Për telefon fiks dhe mobil janë shpenzuar mbi 42 mijë euro. Për udhëtime brenda dhe jashtë vendit janë shpenzuar 35 mijë euro”. Këto shpenzime sipas PDK-së, janë marramendëse dhe për qytetarët e Kamenicës janë shqetësuese.

Mobi Casa

Por kreu i Komunës Shaip Surdulli e ka përkujtuar PDK se kur ajo ishte në pushtet kishte shkaktuar shumë borxhe pa mbulesë, kishte keqpërdorur maksimalisht taksat e qytetarëve dhe për më keq Kamenicën e kishte lanë të pazhvilluar.

Surdulli për rajonipress tha se në dy vitet të cilat ka udhëhequr PDK- ja, komuna ka stagnuar sepse ka pasur keqpërdorime të mëdha dhe keqmenaxhim të buxhetit komunal me të cilat po merret prokuroria dhe gjykatat. Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve buxhetore nga PDK-ja ne ende ballafaqohemi me problemet dhe borxhet e trashëguara nga kjo keqqeverisje tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.