UBT

PDK – AAK, disponim për koalicion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

PDK’ja dhe AAK’ja kanë vazhduar të flasin për mundësinë e një koalicioni qeverisës mes tyre. Arsye për këtë nuk janë më vetëm bisedimet, por edhe skandali i fundit, në të cilin është përfshirë lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli. Adem Grabofci dhe Melihate Tërmkolli të shtunën u panë të disponuar kur folën rreth kësaj teme.

Përfshirja e zyrtarëve të lartë në akuza për haraç e ryshfet e ka dobësuar edhe më shumë kredibilitetin e qeverisë aktuale.

Pas përfoljeve të shumta në publik për një koalicion të ri, për shkak të bisedimeve me Serbinë, rikonfigurimi në skenën politike mund të ndodhë pikërisht për shkak të skandaleve të fundit në të cilat është implikuar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, partneri kryesor i Kryeministrit Thaçi.

Fundamenti

Pacolli është bërë një nga figurat qendrore të “aferës Grand” pasi ka zbuluar se atij i janë kërkuar 3.6 milionë euro nga Astrit Haraqija, ish-zyrtar tjetër i Qeverisë për të rregulluar çështjen e pronësisë së hotelit të famshëm të kryeqytetit.

Rreth tërë kësaj, prokuroria tashmë ka nisur hetime, derisa Pacolli mund të përballet me drejtësinë edhe për faktin që nuk e ka denoncuar Haraqinë me kohë. E gjithë kjo situatë vetëm sa e ka shtuar flirtin mes PDK’së dhe AAK’së, zyrtarët e të cilave thonë se janë të gatshme të bëhen pjesë e një koalicioni në të ardhmen.

Në partinë e Hashim Thaçit thonë se janë të hapur për koalicion me Aleancën, ndërkohë këta të fundit kanë thënë se kushti që Ramushi të bëhet kryeministër është i patejkalueshëm.(express)