RCCOLA

PDK: 100 kryefamiljar të lagjes “Dardania” mbështesin Qemajl Mustafën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Me kërkesë të më shumë se 100 Kryefamiljareve të lagjes “Dardania” të cilët në takimin e mbrëmshëm nuk kishin mundësi të ishin prezent, sot është mbajtur takim në mbështetje të Qemajl Mustafes.

“Ne jemi këtu me kërkesën e juaj dhe gatishmëri që keni shprehur për të shpëtuar Gjilanin nga e keqja, vetë prezenca e juaj si kryefamiljar tregon se “Dardania“, bastion i kujt është” tha Izmi Zeka.

RCCOLA

Koha e fushatës për balotazh qenka shumë e shkurtër për lagjen tonë , mbrëmë mbajtëm një takim me qindra kryefamiljarë, sot me mbi 100, si duket Dardania janë zgjuar në këmbë për të mbështetur Qemajl Mustafen, tha njeri ndër përfaqësuesit e lagjes Besim Ismaili./rajonipress/