UBT

PD e Arianit Sllamnikut ishte pasive, ndërhyrja ishte e pashmangshme

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jeton Svirca, nënkryetar i PD-së nga niveli qendror ka bërë të ditur se ky Kuvend i jashtëzakonshëm në Gjilan vije pas kontestimit të legjitimitetit të kryesisë së mëparshme dhe pasivitetit që ajo ka treguar. Jeton Svirca i kontaktuar nga rajonipress tha se Arianit Sllamniku nuk është shkarkuar , por ka pasur shumë ankesa në kryesinë qendrore për mos aktivizim të degës në Gjilan, meqë ajo ishte pasive. Dhe nga ky fakt kryesia qendrore e ka ftuar Kuvendin e jashtëzakonshëm ku kandidaturën nuk e ka paraqitur Sllamniku dhe ka fituar doktoresha Selvete Shurdhani .

Sipas Jeton Svircës që nga tetori janë bërë përgatitjet për këtë Kuvend dhe Këshilli Organizativë, përkatësisht kryesia e punës propozon doktoreshën Selvete Shurdhani për kryetare të Degës së PD-së në Gjilan, e të cilin propozim e hodhi në votim para delegatëve të këtij Kuvendi.

Dega e PD-së në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku është zgjedhur kryesia e re 15 anëtarësh që tani e tutje do t’i prijë Selvete Shurdhani, e zgjedhur unanimisht për kryetare të PD-së së Gjilanit, nga 77 delegatë sa morën pjesë në këtë Kuvend.

Jeton Svirca i kontaktuar nga rajonipress tha se Arianit Sllamniku nuk është shkarkuar , por ka pasur shumë ankesa në kryesinë qendror për mos aktivizim të degës në Gjilan, meqë ajo ishte pasive. Dhe nga ky fakt kryesia qendrore e ka ftuar Kuvendin e jashtëzakonshëm ku kandidaturën nuk e ka paraqitur Sllamniku dhe ka fituar doktoresha Selvete Shurdhani sqaroj Svirca.

Svirca tha se PD në Gjilan tani është stabile dhe shumë funksionale.

Tani e tutje PD-së në Gjilan do t’i prijë Selvete Shurdhani, ndërsa anëtarë të kryesisë janë: Driton Nuhiu, Labinote Murtezi, Skender Berisha, Ali Sahit Shaqiri, Gzim Shala, Lavdrim Lipovica, Feride Morina, Xhevahire Sylejmani, Qazim Azizi, Betim Sherifi, Blerim Sermaxhaj, Fatmir Kqiku, Sadullah Ramizi dhe Gzim Sherifi.

E sapo zgjedhura kryetare e PD-së së Gjilanit, doktoresha Selvete Shurdhani ka thënë se deri më tani qytetarëve të Gjilanit u ka shërbyer si doktoreshë , si mësimdhënëse, por edhe si afariste ndërsa tani e tutje do ta ketë edhe këtë përgjegjësi ndaj gjilanasve .

Ajo tha se PD-ja është parti me program dhe vizion të veçantë në krahasim me partitë të tjera politike. Ajo tha se bashkë me bashkëpunëtorët e saj ndihmuar edhe nga qendra do të bëjnë më të mirë ne mundshme për qytetin e Gjilanit dhe vendin në përgjithësi .

UBT

Shurdhani ka thënë se do të udhëhiqen nën zotimin “në emër të zotit me drejtësi”, drejtë punëve të mira për çka nuk do të mungojë përkushtimi.

Në këtë Kuvend mori pjesë edhe kreu i PD-së Ferid Agani i cili ka përgëzuar kryesinë dhe kryetaren e zgjedhur të degës duke thënë se beson në ta se do të punojnë në realizimin e programit të PD-së që është i veçantë krahasuar me partitë tjera politike.

Agani ka thënë se programi i PD-së është unik dhe se asnjë parti tjetër, në mënyrë kaq të qartë nuk e synon këtë shkrirje të vlerave kombëtare, fetare, kulturore… në politikat shtetërore.

Ai tha se PD punon për shtetin, vendin dhe qytetarët e saj dhe shumë shpejtë do të vlerësohet për këtë nga qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Ai tha se programi i PD-së është përplot vlera dhe mbështetët në sinqeritet dhe do njerëz të veçantë për ta realizuar. Me këtë rast ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë që PD-ja në Gjilan të mbërrij deri në këtë pikë ku është tani dhe shprehu bindjen se udhëheqja e re do ta çoj edhe më përpara këtë parti.

Më pas Agani ka folur edhe për punën e përbashkët në qeverisje, pasi janë pjesë e koalicionit duke vlerësuar lartë kuadrot e PD-së, aty ku janë të përfshira.

Kurse Arianit Sllamniku ka thënë se si ish kryetar i degës së bashku me shumicën e anëtarëve të ish kryesisë dhe të gjitha ish nëndegët e PD-së, kemi punuar dhe në të ardhmen e afërt do të dalim me projektin real për zhvillimin dhe integrimin e vendit duke u bazuar në nevojën dhe kërkesën e qytetarëve, sidomos të ati elektorati që na ka besuar”, ka thënë Sllamniku.

Sllamniku ka sqaruar edhe pozicionin e tij prej këshilltari komunal në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke thënë se do të vazhdojë të punojë për interesat e qytetarëve por jo më si përfaqësues i PD-së./rajonipress/