PD: Agani po mbjell klimë përçarëse në Gjilan
Gjilan – Dega e PD-së në Gjilan, dënon ashpër veprimet e fundit të z.Aganit dhe njerëzve të tij, i cili në kundërshtim me çdo normë ligjore po improvizon kuvend të degës në qytetin tonë, kuvend sa improvizues po aq tendencioz e përçarës dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe Programin e Partisë së Drejtësisë.
Nuk e kuptoj faktin se çfarë vlere mund të ketë ky kuvend i z. Aganit, i bojkotuar nga Kryetarja e Degës së PD-së znj. Selvete Shurdhani, nga deputetja e vetme e Partisë së Drejtësisë që vjen po nga ky qytet znj. Labinote Demi Murtezi, si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së PD-së në qytetin e Gjilanit!!!
Ne informojmë edhe njëherë simpatizuesit e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, se dega jonë është unike dhe e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë punën aktive në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, ku dega e PD-së në Gjilan është e përfaqësuar edhe në Asamblenë e Kuvendit Komunal si edhe me Drejtorin e emergjencave, ku do të vazhdojmë punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve gjilanas pa u ndalur asnjë çast përballë përçarësve të PD-së thuhet në reagimin e Selvete Shurdhani, kryetare e Degës së PD-së në Gjilan./rajonipress/


