GRANDEMALL

Paul Walker, shqiptar?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Paul Walker, një prej aktorëve më të njohur të brezit të ri holivudian, thuhet se ka origjinë shqiptare.

Ai arriti famë botërore si një prej aktorëve kryesor në serinë e filmave “The Fast and the Furious”.
Në një ndër faqet më të njohura kinematografike në botë, Internet Movie Data Base – IMDB, në biografinë zyrtare thuhet se ” Paul Walker është aktor amerikan, me prejardhje shqiptare”.

Nuk mund të konsiderohet informacion zyrtar, ndonëse IMDB është një web faqe serioze, që informacionet e paraqitura i ka të verifikuara.

Pas zbulimit të këtij informacioni, mediat shqiptare kanë tentuar të zbulojnë më shumë rreth origjinës së aktorit, por nuk kanë gjetur shumë, për arsyen kryesore se vetë Paul nuk ka treguar në intervistat e tij ndonjë detaj familjar.

Mobi Casa

Ajo që dihet është se babai ka qenë boksier e më pas ka punuar në ndërtim me biznesin e tij, ndërsa nëna modele. Gjyshi i tij nga ana e babait që thuhet se është shqiptar, ka qenë boksier, shkruan “Albaniac”.

Në faqe të ndryshme ndërkohë tregohet se prejardhja e tij është irlandeze,angleze e gjermane, por përveç anës gjermane të së emës e cila konfirmohet neë regjistrat e gjendjes civile amerikane, pjesa irlandeze-angleze nuk konfirmohet dhe nuk përmendet në ndonjë shkrim serioz rreth aktorit.

Një tjetër fakt interesant është se Paul ka thënë se babai kur ka qenë boksier ka fituar dy herë titullin kampion të “Golden Gloves”, por në faqen zyrtare të “Golden Gloves” nuk ka asnjë fitues me mbiemrin Walker, çka lë vend për dyshime se babai i tij ka përdorur emër tjetër, gjë që mund të thuhet dhe për gjyshin e tij, pasi dihet se shumë imigrantë në Amerikë më të mbërritur në tokën e premtuar kanë ndryshuar apo u janë shtrembëruar emrat e mbiemrat për t’ju përshtatur gjuhës vendase.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.