Patrik Nuo gjurmëve të Travoltës, luan në mjuziklin “Grease”
Për të realizuar këtë projekt të madh muzikor, Patrick Nuo do të kthehet në Zvicër nga SHBA ku jeton aktualisht.
Patrik Nuo, këngëtari i njohur zviceran me prejardhje shqiptare, pas një pauze të heshtjes, sërish “ndjehet i gjallë”. Ai ka provuar skenën e pop muzikës gjermane, xhunglën dhe pjesëmarrjen në jurinë e spektaklit të madh gjerman për zbulimin e talenteve të muzikës.
Por, ajo që Patriku nuk e kishte provuar deri më tash, ishte mjuzikli. Pikërisht roli në mjuziklin e njohur “Grease” (Ethet) do ta bëjë sërish këngëtarin me prejardhje nga Gjakova protagonist në arenën e muzikës së popullarizuar.
Duke provuar veten në këtë zhanër muzikor-skenik Nuo shkon gjurmëve të yllit hollivudian John Travolta, shkruan t-online.de. Ky i fundit e kishte popullarizuar mjuziklin dhe filmin muzikor “Grease” në vitet shtatëdhjetë duke e bërë simbol muzikor të një gjenerate. Subjekti i mjuziklit është marrë nga jeta e të rinjve të viteve pesëdhjetë.
Për të realizuar këtë projekt të madh muzikor, Patrick Nuo do të kthehet në Zvicër nga SHBA ku jeton aktualisht. Regjinë e veprës “Grease” do ta bëjë Danny Zuko.
Mbetet të shpresohet se Nuo me këtë rol përfundimisht do t i kthehet vokacionit të tij të parë, muzikës. Duke i dhënë fund një periudhe kur ai më shumë përflitej për çështje nga jeta e tij private në shtypin e thashethemeve se sa për muzikën./albinfo/