Fundamenti

Pasuritë kriminale drejt konfiskimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Luftë kundër korrupsionit në nivele të larta. Politikanët kanë deklaruar miliona euro pasuri të paverifikuar

“Ministria e Drejtësisë e ka themeluar një grup punues për hartimin e ligjit që lejon konfiskimin e pasurisë së paligjshme edhe pa aktgjykim dënues dhe nëse aprovohet ky ligj nga ana e Kuvendit të Kosovës, atëherë ligji në fjalë do të lehtësojë punën e organit të ndjekjes, ngase barra e të provuarit do të zhvendoset në masë më të madhe tek i pandehuri”, u shpreh Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit

Uji Dea

Korrupsioni edhe 8 vjet pas shpalljes së Pavarësisë mbetet tema më e përfolur në Kosovë. Lufta kundër korrupsionit është një nga kriteret kyçe që duhet plotësuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por institucionet shtetërore kanë shumë për të bërë në këtë drejtim, sepse rezultatet mungojnë. Sidomos korrupsioni i nivelit të lartë, përmes të cilit pushtetarët pasurohen jashtëligjshëm dhe në kurriz të qytetarëve, ishte gjithmonë pjesë e debateve dhe strategjive të ndryshme që u hartuan nga institucionet dhe organizatat relevante për luftimin e kësaj dukurie, ndërsa nuk pati efekt në kapjen e “peshqve” të mëdhenj. Edhe pse për qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në vitin 2012 u formua Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, sot, tre vjet pas themelimit të këtij këshilli, korrupsioni vazhdon të paraqesë pothuajse sfidën më madhore. Sipas ”Transparency Inernational”, Kosova mbetet ndër vendet me korrupsionin më të lartë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.